Hebrenjtë në Kosovë mes dy luftërave botërore 1918-1941

Pasi që Kosova, pas Luftës së Parë Botërore, mbeti nën pushtimin e Serbisë, filloi kolonizimi me popullatë serbe, dëbimi me dhunë i shqiptarëve dhe i komuniteteve të tjera jo serbe, u bë krishterimi i myslimanëve me dhunë dhe konfiskimi i pasurisë së tyre.

Në këtë situatë shumë hebrenj u shpërngulën me popullatën shqiptare në Turqi, pronat e tyre u konfiskuan nga pushtuesit serbë dhe ju dhanë shpërblim njerëzve më ndikim në armatën serbe.

Pas Luftës së Parë Botërore në Kosovë mbeten 300 hebrenj. Nacionalizmi serb i akuzoi hebrenjtë për kundërshtar të sllavizmit, dhe i klasifikuan si kolaboracionist me armiqtë e kombit serb, ashtu si i akuzonin edhe shqiptarët. Hebrenjtë gjatë kësaj periudhe, ishin tregtarë të vegjël dhe klient të tyre ishin fshatarët shqiptarë.

Në Konferencën e Paqes në Versajë më 1919 u garantua barazia e të gjitha pakicave kombëtare, e me këtë edhe hebrenjve në Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, sipas kësaj marrëveshje të gjitha komunitetet e kishin të drejtën e lirisë fetare. Duke u bazuar në vendimet e kësaj konference gjatë vitit 1919, në Mbretërinë e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve u themelua Asociacioni i Bashkësive Fetare Hebraike të kësaj mbretërie. Kjo Aleancë përfshiu edhe dy komunat nga Kosova, përkatësisht bashkësitë fetare hebraike në Prishtinë dhe Mitrovicë. Të dyja këto komuna arritën që shumë shpejt të organizohen, dhe të fillojnë të organizojnë aktivitete të ndryshme humanitare, sportive dhe kulturore-arsimore.

Sipas Talmudit, të gjithë hebrenjtë duhej të ishin anëtarë të një komuniteti hebre. Komuna u siguronte banorëve të saj rite normale fetare në sinagogë. Sinagoga mbante shënime të përgjithshme të anëtarëve të saj, mbante regjistrat e lindjeve, martesave, vdekjeve dhe përfaqësonte interesat e tyre para autoriteteve shtetërore.

Në komuna kishte edhe institucione humanitare, dhe të punësuar, detyra e të cilave ishte të ndihmonin anëtarët e komunitetit hebre. Njëri nga të punësuarit, kujdesej për varrimin e të vdekurve, pavarësisht gjendjes së tyre financiare. Një punëtor tjetër kujdesej për pagesën e ekzaminimeve mjekësore, dhe ilaçeve për të moshuarit dhe të varfëritë. Njëri kujdeset për sigurimin e rrobave dhe këpucëve për të varfëritë. Komunat kishin edhe fondet e veta në të cilat paguanin në emër të ndihmës për vajzat e rrezikuara sociale, për shkollimin e nxënësve të varfër, për administrimin e komunës si dhe fondin për mirëmbajtjen e sinagogë.

Siç shihet hebrenjtë kishin një organizim, shumë të mirë, për ta ruajtur identitetin e tyre kombëtar e kulturor.

Kishte një ligj të pashkruar mes hebrenjve që jetonin në Kosovë, që të ndihmonin njëri-tjetrin. Dhe nëse dikush kryente mëkate dy herë falej, por herën e tretë nuk ndihmohej. Një person i tillë do të detyrohej të linte vendbanimin, e tij me familjen dhe të shkonte për të jetuar në një qytet tjetër. Ishte një lloj ndëshkimi kolektiv për ata që shkelnin normat morale të komunitetit dhe të biznesit.

Dhe ky ishte dënimi më i rëndë që mund të përballej një hebreu. Kur bëhet fjalë për procedurat e falimentimit të tregtarit hebre, të gjitha ato, me pak përjashtime, kushtëzoheshin nga shitjet e dobëta, ose masat e marra nga qeveria, duke i ndaluar hebrenjtë të tregtonin drithëra dhe produkte.

Në Kosovë jetonin kryesisht dy grupe hebraike, për të bashkuar sa më shumë grupet Sefardike dhe Ashkenazi, u krijuan klube rinore dhe shoqëritë e tjera, të cilat me aktivitetet e tyre u mundësonin të rinjve të njiheshin më mirë mes veti. Këto shoqëri përmes ekskursioneve, takimeve dhe tubimeve të përbashkëta, mundësonin bashkëpunimin dhe takimet e komunitetit në qytete të ndryshme. Një lloj i takimeve të tilla u organizua në Shkup me emrinMaccabi. Ka pasur kampe dhe takime të ngjashme në shumë qytete tjera ku kanë marrë pjesë edhe të rinj nga Kosova. Në këto aktivitete merrnin pjesë të rinj nga të dy gjinitë, andaj kjo krijonte edhe lidhje më të ngushta.

Hebrenjtë nga Kosova, gjithashtu kanë paguar në fondet për Kongresin e 15-të Cinostik, Fondin Keren Kejemetdhe Fondin e Vendbanimeve Haluk. Një nga më aktivët në Fondin Keren Kejemetnë Prishtinë, ishte Josif Kutjela Bahar. Fondet e caktuara për blerjen e vendbanimeve, ishin të destinuara në mënyrë eksplicite për hebrenjtë nga Mbretëria Serbo-Kroata Sllovene.

Pas Luftës së Parë Botërore, hebrenjtë të cilët mbeten për të jetuar në qytetin e Prishtinës, u miqësuan dhe bashkëjetuan, duke krijuar marrëdhënie të ngushta me shqiptarët. Pushteti i Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, e në veçanti xhandarmëria serbe bënte diskriminime, ndaj popullatës jo sllave, e sidomos ndaj popullit shqiptar. Në këto kushte të vështira, shqiptarët dhe hebrenjtë bashkëpunonin ngushtë mes veti, dhe vepronin në çdo aspekt, për të mbijetuar si komunitete jo sllave.

Gjatë viteve në mes të dy luftërave botërore, në qytetin e Prishtinës, depot me mallra të ndryshme, dhe shitoret i mbanin hebrenjtë, në bashkëpunim me Nazim Gafurrin. Në shitoret e tyre furnizoheshin me mallra, popullata shqiptare e Prishtinës me rrethinë.

Qytetarët rrëfejnë se hebrenjtë, që kishin hapur shitoret e tyre edhe në Ferizaj, Lipjan, Vushtrri e Besianë, furnizoheshin me mallra nga depot e Prishtinës.

Në rrethinën e këtyre qyteteve, hebrenjtë në disa fshatra të mëdha i kishin hapur shitoret e tyre, e të cilat në atë kohë quheshin hane.

Në kushte të tilla, hebrenjtë e aftë kishin suksesin më të madh, falë traditës së ushtrimit të zanateve dhe tregtisë.

Shumica e shitoreve dhe zejtarisë së hebrenjve ishin në Prishtinë, por hebrenjtë zejtarinë dhe tregtinë e zhvilluan edhe në qytetin e Mitrovicës.

Aktiviteti ekonomik i hebrenjve në Kosovë në mes të dy luftërave ishte shumë intensiv. Meqenëse ata i fituan të gjitha të drejtat e tyre civile pas vitit 1918, kjo u mundësoi atyre të marrin pjesë aktive në të gjitha rrjedhat ekonomike të Kosovës, veçanërisht në aktivitetet zejtare dhe tregtare, me të cilat merreshin shumica e hebrenjve.

Hebrenjtë në Prishtinë dhe në Mitrovicë gjithashtu ushtronin shumë zeje, si këpucarë, rrobaqepësi, teneqepunues, jorganë gji, rrobaqepësi e të tjera. Kishte edhe disa farmacistë, njëri prej të cilëve punonte në Lipjan, kur vendasit dhe fshatarët e fshatrave përreth e quanin Binjë.

Mandil S. Avram, me djemtë e tij Nisimin, Isakundhe Johanin, ishte një eksportues kryesor i drithit nga Kosova në Selanik. Gjykata hapi procedurën e falimentimit ndaj pasurisë së tij. Për këto arsye, Gjykata e Shkallës së Parë në Prishtinë e njoftoi stacionin hekurudhor më 14 shkurt 1932, se të gjitha dërgesat me emrin Mandil Avram, në bazë të Ligjit për Falimentimin, duhet t’i dërgohen administratorit të falimentimit, avokatit të Prishtinës, Bogdan Popovic.

Kishte një ligj të pashkruar mes hebrenjve në Kosovë, që të ndihmonin njëri-tjetrin dhe këtë e bënë. Dhe nëse dikush mëkatoi dy herë, herën e tretë nuk ndihmohej. Një person i tillë do të detyrohej të linte vendbanimin e tij me familjen dhe të shkonte në një qytet tjetër. Ishte një lloj ndëshkimi kolektiv për ata që shkelnin normat morale dhe të biznesit.

Dhe ky ishte dënimi më i rëndë që mund të përballej një çifut. Megjithatë, kur bëhet fjalë për procedurat e falimentimit të tregtarit hebre, të gjitha ato, me pak përjashtime, kushtëzoheshin nga shitjet e dobëta, ose masat e marra nga qeveria, duke i ndaluar hebrenjtë të tregtonin drithëra dhe produkte.

Nga shumë dokumente të kohës është vërtetuar, se shumë hebrenj kishin kaluar në gjykatë, për të mbrojtur pasurinë e tyre nga pushtetarët serbë.

Në fund të shekullit XIX, kur kryetar i bashkësisë fetare hebraike ishte Rahamin Ruben, ndërsa rabin Sabat Kahmi,në Prishtinë u ndërtua një sinagogë. Ndodhej pranë objektit të Qeverisë së sotme të Kosovës.

Të gjithë hebrenjtë që i përkrahnin popujt tjerë jo sllav, ishin në ndjekje të pushtetit. Ndër studiuesit që u vra, vetëm se është marrë më studime albanologjike është Milan Shuflaj.

Milan Shuflaj(09 Nëntor 1879- 19 Shkurt1931)një historian kroat me zë është vrarë nga serbet kur ishte duke e shkruar librin e tretë (the 3rdof “Codex Albanicus”).Librin e parë e kishte botuar në vitin 1913, kurse të dytin më 1918.

Pas shumë peripecish rreth pajisjes me pasaportë, ai arrin në Shqipëri më 12 janar të vitit 1931. Vritet nga dora e kriminelëve më 18 shkurt të vitit 1931, një ditë pas kthimit nga Shqipëria, duke lënë pas shumë studime të papërfunduara në dorëshkrim, një pjesë e mirë e të cilave ruhet në Arkivin Shtetëror të Kroacisë në Zagreb.

Për vrasjen e Milan Shuflajtkanë reaguar Albert Einstein(Ainshtajn)dhe Heinrich Maun. Shuflai ishte një nga albanologët më të famshëm, i cili ishte i ftuar ta vizitoi Shqipërinë nga qeveria e kohës. Vepra e tij për shqiptarët i ka nxitur nacionalistet serb që ta vrasin, ku për vrasjen e tij Albert Ajnshtajni ka bërë një notë proteste në New York Timesnë muajin Maj 1931 i cili denonconte politiken shoviniste të regjimit të Beogradit. Më pasAjnshtajndhe Heinrich botuan një tjetër apel drejtuar ligës ndërkombëtare të drejtave të njeriut. Për librin e tretë të Shuflait nuk mundë të themi shumë, sepse dorëshkrimet e tij u vodhën pas vrasjes së tij.

Herman Bernsteinnë kohën kur ishte ambasador i SH. B. A. në Shqipëri në vitin 1930 e ka vlerësuar popullin shqiptar si populli më pak anti semit në botë.

Hebrenjtë ishin të koncentruar në qytete të mëdha. Sipas regjistrimit të popullsisë në vitin 1931 në Zagreb kishte më shumë se 20.000 hebrenj që përbënin 6.6% të numrit të përgjithshëm të banorëve në këtë qytet. Po sipas këtij regjistrimi në Beograd jetonin 9.000 hebrenj apo 3.5% e numrit të përgjithshëm të popullsisë.

Hebrenjtë ishin të integruar mirë në shoqërinë ku jetonin, një numër i madh i tyre merrej me tregti dhe posedonin dyqane të ndryshme, por dhe asimilimi i tyre ishte shumë i madh. Këtë e dëshmon në librin e tij edhe Gavra Mandili cili shkruan për asimilimin e shumë anëtarëve të familjes së tij në shoqërinë serbe.

Ministria e mbrëmshme serbe me 13 qershor 1936 e nxori një ligj sipas të cilit i ndalohej të gjithë banorëve të Kosovës që nuk ishin serb, të bënin tregti të lirë dhe të ndërronin vendbanimet. Në këtë politik u përfshinë edhe hebrenjtë që jetonin në Kosovë. Pas këtyre masave ndëshkuese kundër minoriteteve jo sllave, shumë hebrenj të Prishtinës me ndihmën e shqiptarëve u shpërngulën në Turqi.

Deri në Luftën e Dytë Botërore, hebrenjtë në Kosovë, përdornin më së shumti gjuhën “Ladino”.Në vitin 1937, në Prishtinë kishte 57 familje hebraike, me 383 anëtarë të familjes. Në Mitrovicë, sipas regjistrimit në vitin 1937, jetonin 21 familje hebraike me 92 anëtarë. Siç shihet në vitin 1937 në Prishtinë dhe Mitrovicë jetonin gjithsejtë 475 hebrenj.

Në atë kohë komuniteti hebre në Prishtinë kishte pesë të punësuar, njëri prej të cilëve prift. Është interesante të theksohet se në këtë periudhë sekretar i komunitetit hebre ishte serbi Milorad Markoviç. Sekretari ishte emëruar nga pushteti në mënyrë që të kontrollohet tërë aktiviteti i komunitetit hebre.

Me vendim të datës 13 korrik 1936, Ministria e Drejtësisë ndaloi kryerjen e funksioneve fetare nga shtetasit e huaj me fuqi nga 1 maj 1937.

Akademik Vasa Çubriloviqi, më 7 mars 1937, në Klubin Kulturor Serb në Beograd mbajti një ligjëratë raciste, me temë antishqiptare: “Shpërngulja e arnautëve (shqiptarëve)”.Me porosi të Akademisë së Shkencave të Serbisë në vitin 1937 u botua punimi “Dëbimi i shqiptarëve” i autorit të kësaj akademie Vaso Çubriloviqit.

Vasa Çubriloviqinë programin e tij kishte shkruar: “Arnautet është e pamundur t’i shtypësh vetëm me kolonizim gradual… Mënyra e vetme dhe mjeti i vetëm është dhuna brutale e një qeverie shtetërore”. Siç shihet në të njëjtën kohë, ishin hartuar elaborate për dëbimin e hebrenjve dhe shqiptarëve nga trojet e tyre etnike.

Nga presionet e pushtetit shumë shqiptar dhe disa hebrenj, u detyruan të shpërngulen me dhunë, pronat e tyre konfiskoheshin nga qeveritarët serbë.

Philip Cohennë librin e tij “Lufta sekrete e Serbisë, propaganda dhe falsifikimi i historisë” dokumenton pastrimin e të gjithë hebrenjve nga bashkëpunëtorët nazist të Serbisë i cili shkruan se ishte kryetar i qeverisë së Serbisë gjenerali Nedici cili mburrej se Beogradi është kryeqyteti i parë evropian i pastruar nga hebrenjtë.

Sjellja ndaj hebrenjve ndryshoi kah fundi i viteve 30 kur partia fashiste serbe “ZBOR” filloi fushatën e hapur anti semitike, krye rabiniAlkalaju dëbua nga senati me 1938, ndërsa me 1939 dhe 1940 kundër hebrenjve aplikohen restrikcione të ndryshme ligjore.

Të gjitha marrëdhëniet e mira midis hebrenjve dhe popujve jugosllavë u lanë në hije nga artikulli “Mendimi i ri në programin e Dimitrij Ljoticitpër çështjen hebraike”. Dhe jo vetëm kaq, por edhe shumë gjoba për tregtarët hebrenj, pastaj dekreti për masat kundër hebrenjve, njerëzor. trafikantët e ushqimit.

Ky dekret lejonte regjistrimin e fëmijëve të atyre hebrenjve që meritonin shtetin. Një nga fëmijët e hebrenjve të merituar ishte Nisim Novanovicnga Prishtina, i cili kishte të drejtë të regjistrohej, duke pasur parasysh se babai i tij e meritonte. Pra ishte i afërt me pushtetin, kjo shihet edhe nga mbiemri i tij. Nga pushteti nuk ndiqeshin, ata hebrenj që bashkëpunonin me organet e pushtetit, dhe që përmes martesave kishin filluar të asimilohen në sllav.

Në Jugosllavi, në vitin 1937, u përgatit një ligj i ri për hebrenjtë, ku parashihej ndjekja e tyre, nga jeta ekonomike, politike dhe përjashtimin e tyre nga teatrot, kompanitë fil mikë, radio, kinematë, shtypshkronjat, kompanitë botuese dhe gazetaria.

Fushata kundër hebrenjve në gazeta të ndryshme filloi në vitin 1938 dhe gazeta e parë që filloi fushatën ishte Ballkani, ashtu si gazetat e tjera pro qeveritare. Jo pak gazeta të huaja transmetonin nga “Signal” gjithçka që shkruhej për hebrenjtë.

Kjo fushatë e nisur në vitin 1938 nuk do të zbehet aspak, por përkundrazi do të jetë gjithnjë e më e fortë. dhe se gjithçka do të përfundojë tragjikisht për shumë hebrenj në Jugosllavi në ditët e okupimit në Luftën e Dytë Botërore.

Sipas statistikave pas mbarimit të kësaj lufte, rreth 85 % e të gjithë hebrenjve humbën jetën në Jugosllavi.

Përveç popullit shqiptar, të gjithë popujt tjerë të Evropës, bashkëpunuan me ushtrinë gjermane për dorëzimin e hebrenjve ne kampet e përqendrimit. Shqipëria pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore, doli i vetmi shtet me numër më të madh të hebrenjve, sesa që kishte pasur para lufte.

Për numrin e hebrenjve, të cilët jetuan në Kosovë deri në vitin 1941, kuptojmë nga punimi i magjistraturës së Çedomir Prilincevicitme titull: Hebrenjtë në Kosovë deri në vitin 1941. Magjistratura është mbrojtur në Fakultetin Filozofikë të Prishtinës në vitin 1985.

Nga ky punim i magjistraturës po e japim listën e hebrenjve që jetuan në Kosovë deri në vitin 1941.

Image

Foto

Image

Foto

Image

Foto

Image

Foto

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Franca dhe aleatët do t’i tërheqin trupat nga Mali

Story i radhës

Këto janë 5 shenjat e horoskopit më besnike në dashuri!

Të fundit nga