Haziri: Vaksinimi nuk nënkupton që pacienti ka shpëtuar nga koronavirusi

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë thirrje për respektim të masave anti-COVID për shkak të rasteve të shumta pozitive me koronavirus, duke njoftuar se nga 19.534 mostra, 688 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Haziri ka thënë se 80 pacientë të shtrirë në Spitalin Regjional janë në gjendje të rëndë, duke shtuar se deri tani kanë vdekur 131 pacientë. Ai ka potencuar se vaksinimi nuk nënkupton që pacienti apo familja e tij ka shpëtuar nga virusi.

“Solidarizohemi me të gjitha familjet që kanë humbur jetën. Edhe Komiteti i Emergjencave në Gjilan ka humbur një anëtar të vetin, Ymer Demollin, i angazhuar 24 orë dhe 7 ditë për të parandaluar Covid-in, por fatkeqësisht ai nuk është më në mesin tonë”, ka deklaruar ai.

Deri më tani në Gjilan janë vaksinuar 836 persona nga stafi mjekësor dhe të moshuar. Që nga fillimi i pandemisë, Gjilani ka 6068 persona të rezultuar pozitivë, 5279 të shëruar dhe 668 raste aktive.

Ngjarja paraprake

UEFA aprovon ndryshimet në Ligën e Kampionëve

Ngjarja e ardhëshme

Afrimi i rastit “Monstra” kërkon azil në Kosovë, për t’i shpëtuar dënimit të përjetshëm në Maqedoni?!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian