Haziri ngushëllon familjen Berisha

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ngushëlluar familjen Berisha dhe komunitetin artistik, me rastin e ndarjes nga jeta të regjisores së njohur, Burbuqe Berisha.

Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Berisha,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen e papritur nga jeta të regjisores së njohur kosovare, Burbuqe Berisha.

Me Buqen e kam pasur rastin të bashkëpunojë gjatë kohës sa isha ministër i Kulturës derisa ajo ishte drejtoreshë e Teatrit Kombëtar dhe do ta kujtoj gjithmonë si profesioniste të jashtëzakonshme, e cila punoi deri në frymën e fundit për artin dhe komunitetin artistik.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes, komunitetit artistik, miqve e farefisit.

Lamtumirë, Buqe!”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

T’fala kërçovarëve nga “Ismail Qemali”

Ngjarja e ardhëshme

Ahmeti i drejtohet komuniteti turk: Viti 2001 u solli të drejtat të gjitha komuniteteve

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian