Hazard: Të shohim nëse lëndimet do të më lënë të qetë

Vazhdon të mos tregojë atë që di të bëjë në fushë.

Eden Hazard ka qenë larg, shumë shumë larg paraqitjeve fenomenale që bënte për vite me radhë te Chelsea, duke u konsideruar tani për tani, si një dështim për Real Madridin.

Sido që të jetë, ai shpreson që një ditë të marrin fund problemet dhe lëndimet ta lënë të qetë, që vitet e mbetura në kontratë, të japë më të mirën në fushë.

“Do të shohim nëse trupi do të më lë të qetë. Nëse lëndimet grumbullohen, unë nuk do të arrij moshën 35 vjeç. Ju duhet të argëtoheni. Sa më shumë vite të shtoni, aq më shumë keni nevojë për t’u argëtuar, apo jo?”, tha ai.

Hazard do të jetë pothuajse 34 vjeç kur t’i skadojë kontrata me Realin. 

Ngjarja paraprake

Simeone paralajmëron largimin nga Atletico Madrid

Ngjarja e ardhëshme

Numri i migrantëve në ishujt grekë ra ndjeshëm në 2020

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian