Hazard ka frikë për të ardhmen

Eden Hazard konsiderohet të jetë njëri ndër transferimet që Zinedine Zidane ka dëshiruar më së shumti.

Hazard njihet për lëvizjet e tij me top dhe driblimet e jashtëzakonshme, mirëpo një gjë të tillë nuk po mund ta tregojë te Real Madrid.

Problemet me lëndime po e përcjellin belgun edhe te Los Blancos, ku këtë sezon ai ka zhvilluar vetëm 5 ndeshje duke shënuar 1 gol.

Në ditëlindjen e tij të 30-të, Hazard, ka biseduar rreth së ardhmes së tij te klubi madrilien.

“Unë kam kontratë edhe për 3 vite të tjera këtu dhe mendoj shpesh herë për të ardhmen. Do ta shohim nëse do të vazhdojë akoma, duhet ta dijë nëse trupi im do të më lejojë së pari. Nëse kam lëndime, nuk do t’ia dal të luaj futboll kur të mbush 35 vjet”, tha ai.

Hazard gjithashtu tregoi se nuk është fans i madh i VAR-it. “Unë do ta hiqja VAR nëse do të kisha mundësi. Ai largon shumë emocione nga futbolli, ne së pari shënojmë dhe pastaj duhet të presim për të festuar apo jo”, u shpreh 30 vjeçari.

Ngjarja paraprake

Sheqeri – Si ta Përdorni Për Mbylljen e Plagëve

Ngjarja e ardhëshme

Modeli i Teknoparkut Trakya do të zbatohet edhe në Kosovë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian