Haxidakis: Interkonektori për gaz natyror dhe mbindërtimin e naftësjellësit mund t’i afrojnë Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë

Athinë, 29 shtator 2020 (MIA) – Interkonektori për gaz natyror dhe mbindërtimin e naftësjellësit, si dhe dy projektet energjetike mund t’i afrojnë Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë, mes tjerash, është përqendruar ministri i Mjedisit të Jetesës dhe  Energjetikës të Greqisë Kostis Haxidakis gjatë tryezës së rrumbullakët “Siguria dhe bashkëpunimi energjetik rajonal” që dje u mbajt në Selanik, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Në takim kanë marrë pjesë edhe sekretari shtetëror i SHBA-së, Majk Pompeo dhe zëvendëskryeministrat për Çështje Ekonomike, koordinim të resorëve ekonomikë dhe investimeve, Fatmir Bytyqi dhe për luftë kundër korrupsionit, resurse të qëndrueshme dhe njerëzore, Lupço Nikollovski dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

“Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës veçanërisht u përqendrua në dy projektet energjetike që mund t’i afrojnë Greqinë dhe Maqedoninë e Veriut. Interkorektori për gaz natyror midis të dyja vendeve dhe  mbindërtimi  e naftësjellësit ekzistues që mundet ta bëjë Maqedoninë e Veriut qendër shpërndarëse të Ballkanit Perëndimor”, kumtuan nga Ministria e Mjedisit dhe Energjetikës së Greqisë.

Portali informativ “Kapital” sot shkruan se në takim është vendosur të formohet grup i përbashkët i punës me qëllim që të gjendet zgjidhje për naftësjellësin që fillimisht të fillojë me punë deri në fund të vitit. sr/ar/

Ngjarja paraprake

Nga sot në tregun digjital mund të gjeni aplikacionin iLibri-SHQIP, shumë libra në një vend

Ngjarja e ardhëshme

Një falenderim vëllazëror analistit Shkëlzen Gashi, për demaskimin e propagandës serbo-ballkanike

të fundit nga