Haxhilerët e huaj kryejnë Umren pas pezullimit 8-mujor

Grupi i parë i haxhilerëve të huaj kreu Umren pas një pezullimi tetëmujor për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).

Fillimisht nga haxhilerët u kërkua t’i nënshtroheshin një karantine treditore pas mbërritjes së tyre para se të vazhdonin në Xhaminë e Madhe.

Ministria saudite e Haxhit dhe Umres tha në Twitter se haxhilerët nga jashtë vendit janë jashtë karantinës dhe po drejtohen për në Xhaminë e Madhe në qytetin e shenjtë të Mekes.

Nga ana tjetër, Presidenca e Përgjithshme për Çështjet e Xhamisë së Madhe dhe Xhamisë së Profetit sot në mbrëmje njoftoi gatishmërinë e saj të plotë për të pritur haxhilerët që vijnë nga jashtë.

Javën e kaluar, fluturimi i parë që transportonte haxhilerë nga jashtë u ul në aeroportin në Xhide pas pezullimit tetëmujor për shkak të shpërthimit të koronavirusit dhe përfshinte qytetarë nga Indonezia dhe Pakistani.

Për shkak të pandemisë, Haxhi këtë vit ishte i kufizuar vetëm për personat që jetojnë në Arabinë Saudite, ndërsa nuk u pranuan haxhilerë nga jashtë.



. .

Ngjarja paraprake

E infektuar me COVID-19/ Hajdari shfaqet në ‘Open’: Po qëndrojmë në këmbë…

Ngjarja e ardhëshme

Acarohet, çohu bir k**ve! Mjaft bërtite si!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian