Haxhi Krasniqi, ja momenti kur ia shtrembëroi fytyrën gjermanit 

Po i publikojmë disa fotografi drithëruese, duke iu falënderuar fotoreporterit të mirënjohur jo vetëm në trojet shqiptare, të palodhshmit Eroll Popova!

Haxhi Krasniqi është kampion i botës në versionin WBA/IBO në kategorinë gjysmë të rëndë. Zemra e shqiptarisë!  
Popova me objektivin e tij ka zërë disa foto që ta rrënqethin trupi. 

E para, momentin kur Haxhiu në rundin e tretë, e nokauton boksierin gjerman Dominic Boxel dhe shihet se si bie në shpinë e me sy duke i shikuar këmbët e Haxhiut!

Image

E dyta, moment interesant. Haxhiu me goditje sikur të jetë me çekan dhe për një moment ia shtrembëroi edhe fytyrën kundërshtarit. Më së miri shihet edhe në foto që e ka realizuar Eroll Popova. 

Image

E treta, moment i krenarisë së Haxhi Krasniqit. Gati sa fluturon, salla e Magdeburgut në festë, flet shqip dhe miliona shqiptarët në emocione e të gëzuar.

Image

E katërta, momenti kur vrapon Haxhiu nga gëzimi i madh, i lumtur deri në pikën e fundit dhe pas shpine Bosel i shtrirë, në nokaut, nuk e dinte a është në ëndërr a në zhgjëndërr. 

Image

Haxhiu sikur në qiellin e shtatë, nuk i beson as syve të tij se Bosel është i nokautuar keq shumë keq! 

E pesta, buzëqeshja e Haxhiut ka shumë domethënie mbase të fuqishme. Sa bukur buzëqesh zemra e shqiptarisë, sepse e dinte se në atë moment tërë kombi shqiptar është në festë, populli i shumë vuajtur i Kosovës është në dasmën sportive!

Image

Haxhiu ynë, na gëzoi pamasë, na bëri të qajmë nga gëzimi!

E gjashta, Haxhiu dhe fotoreporteri Eroll Popova, a ka festë më të bukur se kjo!

Image

E shtata, goditja e papërmbajtshme  e Krasniqit dhe shikoni gojën e Boselit.

Image

 E teta, ja si ia përsheshi hundët gjermanit.

Image

Haxhi Krasniqi, shqiptari i parë kampion bote në boksin profesionist! Mbreti ynë! Zemra e kombit shqiptar! 

Ngjarja paraprake

Shënohet viktima e dytë nga aksidenti në Trubarevë, ndërroj jetë fëmija 10-vjeçar

Ngjarja e ardhëshme

E pangopur, Alessandra Ambrosio sërish shfaqet

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian