Haxhi Krasniqi: Çmimi më i madh në jetën time është nderimi që i bëra gjithë shqiptarëve

Haxhi ‘Robin’ Krasniqi ka folur rreth shumë çështjeve në një konferencë të organizuar në Prishtinë, ndërsa nuk ka hezituar t’i falënderoj të gjithë shqiptarët për mbështetjen.   

Boksieri nga Juniku është kthyer në Kosovë vetëm disa ditë pasi ka fituar titullin e botës në boks.

Krasniqi ka mposhtur gjermanin Dominic Boesel dhe triumfi në këtë meç ka bërë që junikasi të jetë shumë krenar me këto arritje.

“Kur trojet shqiptare ose kombin tonë shqiptar e sidomos shtetin tonë të Kosovës e kom nderu me këta tituj të botës ka qenë çmimi më i madh dhe ëndrra më e madhe në jetën time”, ka thënë fillimisht Haxhi Krasniqi.

“Unë e falënderoj çdonjërin nga shqiptarët sepse gjithmonë kudo që ishin ata, kam pasur mbështetje të madhe të tyre prej shumicës që kanë mundur të udhëtojnë dhe kanë qenë në prezencë. Edhe disa të tjerë ndërmjet mediave, mesazheve, kështu që faleminderit të gjithë, pasi iu takon të gjithëve ky urim”, përfundoi boksieri jonë”, përfundoi boksieri jonë

Ngjarja paraprake

Osmani: Letonia është miku ynë i sinqertë dhe e presim mbështetjen e tyre për fillimin e negociatave në fund të vitit

Ngjarja e ardhëshme

​Ahmeti: Klubi Arbëria shpejt do të bëhet me stadion të ri

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian