Hauge zbarkon në Itali për t’iu bashkuar Milanit

Jens Petter Hauge ka arritur sot në Itali ku gjatë ditës pritet të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Milanit.

Anësori norvegjez ka impresionuar gjatë raundit të tretë të kualifikimeve në Europa League dhe “Rossonerët” u treguan të shpejtë duke arritur marrëveshje për blerjen e tij.

Hauge është shprehur i lumtur me këtë rast duke deklaruar se Milani është një klub i madh dhe se ai mund të sigurojë një vend në formacionin startues të tyre.

“Është e qartë se është një klub i madh. Derisa këto gjëra ndodhën brenda pak ditësh, është një fat i madh.”, tha Hauge për “TV2”

“Besoj se mund të sigurojë një vend titullari në skuadrën e Milanit. Të shohim se çfarë do të ndodh në ditë e ardhshme. Shpresoj që gjithçka të shkoj mirë.”, tha në fund Hauge.

Ngjarja paraprake

Afganistan, tre civilë të vdekur nga sulmi me raketë

Ngjarja e ardhëshme

Bytyqi: Gjatë punësimit duhet të dominojë profesionalizmi dhe cilësia

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian