Haskuka: Lajmi se në QKMF në Prizren po kryhen edhe testet serologjike edhe analizat është i pavërtetë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka reaguar ndaj raportimeve të mediave se në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në këtë komunë po kryhen edhe testet serologjike edhe analizat e tjera.

Sipas tij, ky është një lajm i rrejshëm, pasi që, thotë se testet serologjike kryhen vetëm në QMF 1, e jo në QKMF.

Madje, Haskuka njofton se laboratorët e kësaj qendre janë kthyer vetëm në laboratorë për këto teste, andaj edhe fluksi i qytetarëve në QKMF është rritur.

“Komuna e Prizrenit të hënën ka bërë publike që qytetarët tanimë do të mund të bëjnë teste serologjike për COVID-19, në laboratorin e Qendrës së Mjekësisë Familjare 1, e jo në QKMF, ashtu siç thuhet në lajmin e rremë. Për realizimin e këtyre testeve, laboratorin për analiza të gjakut në QMF 1 kemi kthyer në laboratorë vetëm për analiza për COVID-19.

Ndërkaq edhe vrulli i punëve në QKMF është rritur po për këtë shkak, meqë qytetarët që merrnin shërbime për analiza në QMF 1, tanimë këto shërbime po i kryejnë në QKMF”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij.

Ngjarja paraprake

Rashkaj Kosovës: Ju lumtë djema, luftuam si ekip e vërtetë

Ngjarja e ardhëshme

Netanyahu: Nuk ka pika të fshehta në marrëveshjen me Emiratet e Bashkuara Arabe

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian