Haskuka ia thotë në sy Krasniqit shqetësimin në lidhje me shpërndarjen e grantit qeveritar

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka sot ka pritur në takim ministrin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, të cilit i ka uruar suksese në detyrën e re. 

Gjatë takimi, biseduan për objektivat e ministrisë dhe të komunës, si dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit në të ardhmen.

Temë e këtij takimi ishte edhe pandemia e shkaktuar nga virusi Covid-19, si dhe impaktet negative të paraqitura si pasojë e kësaj pandemie.

Ministri Krasniqi njoftoi se janë në përgatitje të një strategjie e cila do të rrisë mbështetjen për komunat, si adresë e parë e qytetarëve, për lehtësimin e ballafaqimit me situatën.

Po ashtu në takim kryetari Haskuka ka shprehur shqetësimin në lidhje me shpërndarjen e grantit të përgjithshëm qeveritar, ku ka theksuar se pos numrit të popullatës duhet të merret parasysh edhe numri i vendbanimeve dhe komuniteteve. 

Me këtë rast ministri Krasniqi njoftoi se në planin qeverisës katërvjeçar kanë paraparë një sërë reformash në aspektin e avancimit të kornizës ligjore dhe të grantit të katërt qeveritar për komuna.

Ngjarja paraprake

Këta janë tre lojtarët e Barcelonës që agjërojnë muajin e Ramazanit

Ngjarja e ardhëshme

Zaev thirrje shqiptarëve: Votoni Edi Ramën në zgjedhjet e 25 prillit (Video)

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian