Hashani: Challandes duhet të largohet, ky është futbollisti i tij i preferuar

Përfaqësuesja e Kosovës e ka pësuar humbjen e radhës, derisa sonte është përballur me Slloveninë në kryeqytet.

“Dardanët” e drejtuar nga Bernard Challandes nuk e kanë harruar humbjen nga Maqedonia e Veriut, derisa sonte janë mposhtur edhe nga Sllovenia.

Në ndeshjen e vlefshme për Ligën C të Ligës së Kombeve, “Dardanët” janë mposhtur me rezultat minimal, 0:1 nga sllovenët.

Pas humbjes së sontme, ish-futbollisti dhe trajneri Erdin Hashani ka thënë se Challandes duhet të largohet.

“Mendoj se Bernard Challandes duhet të largohet. Nëse do ta kalonte Maqedoninë e Veriut dhe do të humbte në finale të Ligës së Kombeve, do të ishte mirë të vazhdonte, por jo në këtë mënyrë”, tha fillimisht Hashani.

“Trajneri nuk po bënë ndryshime. Pse nuk po aktivizon lojtarë të ri nuk e di. Ai trajner ka simpati për Benjamin Kolollin të cilin e aktivizon në çdo pozitë dhe e largon Bernard Berishën për një gjest”, ka deklaruar Erdin Hashani në “KTV”.

Ngjarja paraprake

Blero për Challandes: Ai është i sëmurë psiqikisht, duhet të shkojë në shtëpi

Ngjarja e ardhëshme

9 vrasje në 4 vjet për shkak të kanabisit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian