Hasani dhe Sheqerinska ndekin nga afër trajnimin e pjesëtarëve të ARM

Sot, Ministrja e Mbrojtjes, Radmila Sekerinska së bashku me zv.ministrin Bashkim Hasani dhe  Ambasadoren Britanike në vend, Rachel Galloway, vizituan pjesëtarët e Batalionit të Këmbësorisë së Lehtë të ARM, të cilët nën mentorimin e një ekipi trajnues të Mbretërisë së Bashkuar po kryejnë trajnim kolektiv në Poligonin e Krivollakut, raporton FLAKA

“Me Ministren e Mbrojtjes znj. Radmilla Sheqerinska dhe znj. Rachel Galloway , Ambasadore e Britanisë së Madhe, sot vizituam pjestarët e Armatës të cilët janë duke kryer trajnime kolektive në poligonin ushtarak “Krivollak”, nën mentorimin e një ekipi trajnues nga Mbretëria e Bashkuar. Shprehim mirënjohje ndaj pjestarëve të Armatës dhe aleatëve nga Britania e Madhe”, shprehet Hasani. 

Pjesëtarët e ARM-së së bashku me ekipin nga Mbretëria e Bashkuar fillimisht janë angazhuar në trajnimin individual dhe tani edhe në trajnimin kolektiv, i cili mundëson që formacioni i ARM të përmbushë praktikisht standardet e pritura nga NATO. FLAKA

 

Ngjarja paraprake

Zaev: Me Bullgarinë do të vazhdojnë negociatat, shpresojmë në zgjidhje të përbashkët

Ngjarja e ardhëshme

Fushatës “Bëhu Mik i Prishtinës” iu bashkua edhe kompania 3CIS

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian