Hasanaj dhe Marmullaku zyrtarizohen te Dukagjini

Donat Hasanaj dhe Leorant Marmullaku tashmë e kanë zhvilluar paraqitjen e parë nën fanellën e Dukagjinit që pas transferimit në afatin kalimtar të dimrit.

Hasanaj së fundmi ishte pjesë e FC Prishtinës.

Ndërkohë, Marmullaku u rikthye në ‘shtëpinë e vjetër’, pas një aventure jo shumë të suksesshme të kaluar te Ballkani.

Skuadrës nga Klina gjatë ditëve në vijim priten t’i shtohen edhe disa ardhje të tjera.

Ekipi që drejtohet nga Armend Dallku mëton rikthimin në kampionatin elitar.

Ngjarja paraprake

Messi është stërvitur dhe pritet të luaj në finale

Ngjarja e ardhëshme

Angli, katedralet në qendra vaksinimi, objektet e kultit u vijnë në ndihmë stafeve mjekësore

të fundit nga