Harta e koronës lehtëson lëvizjen nëpër BE: 17 vende janë në zonën e kuqe, vetëm tri janë të gjelbërta

Pesë vende nuk ishin të koduara me ngjyra për shkak të të dhënave të pamjaftueshme të testit, për një arsye të paspecifikuar. ECDC nuk e komentoi atë.

Shtatëmbëdhjetë nga 27 vendet e Bashkimit Evropian, si dhe Britania e Madhe, janë në zonën e kuqe në një hartë të re evropiane të kufizimeve të lëvizjes të lëshuar tw enjten nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC).

Në atë hartë të premtuar të martën në Luksemburg për të harmonizuar më mirë rekomandimet, vetëm tri vende të BE-së ose Zonës Ekonomike Evropiane (Norvegjia, Finlanda dhe Greqia) janë kryesisht të gjelbërta, ndërsa pesë vende (Italia, Qipro, Estonia, Lituania dhe Letonia) janë kryesisht shënuar me portokalli.

Pesë vende (Gjermania, Austria, Suedia, Danimarka dhe Islanda) nuk ishin të koduara me ngjyra për shkak të të dhënave të pamjaftueshme të testit, për një arsye të paspecifikuar. ECDC nuk ka komentuar mbi këtë deri më tani.

Sipas rekomandimeve, në kundërshtim me ato që vijnë nga zona e gjelbër, udhëtarët nga zona portokalli, e kuqe (ose gri) mund t’u nënshtrohen disa kufizimeve.

Një total prej 16 vendeve të BE-së, duke përfshirë Francën, Spanjën, Poloninë ose Mbretërinë e Bashkuar, janë shënuar me të kuqe.

Qëllimi i kësaj harte është të përcaktojë zonat e rrezikshme, por nuk është detyruese. Ajo kombinon dy kritere për klasifikimin e vendeve: shkalla e rasteve të reja për 100,000 banorw gjatë 14 ditëve të fundit dhe shkalla e testeve pozitive, d.m.th., nëse është më e madhe apo më pak se 4 përqind.

Image

Sipas kompromisit të arritur të martën në Luksemburg, harta duhet të azhurnohet çdo javë.

Për ta klasifikuar një rajon si të gjelbër, duhet të ketë më pak se 25 raste të reja për 100,000 banorë gjatë dy javëve të fundit dhe më pak se 4 përqind të testuar pozitivisht. Rajoni është në të kuqe kur numri i rasteve të reja në dy javë është më i lartë se 50 dhe kur shkalla e pozitivwve është më e lartë se 4 për qind, ose kur kriteri i rasteve të reja tejkalon 150.

Në kategorinë portokalli janw dy rate, rajone me më pak se 50 raste për 100,000 banorw, por shkalla pozitive është më e lartë se 4 përqind. Ose ka midis 25 dhe 150 raste për 100,000 banorë, por shkalla e testeve pozitive është më e ulët se 4 përqind.

Numri i rasteve të reja të infeksionit covid-19 po rritet pothuajse në të gjithë kontinentin evropian dhe të enjten disa vende evropiane raportuan numër rekord të infeksioneve të reja.

Ministria e Jashtme daneze të enjten përfshiu Bullgarinë, Italinë dhe Poloninë, ndwr tjera, midis vendeve që do të shmangen. 11 provinca nga Suedia fqinje u shtuan në listë, pasuar nga Lihtenshtajni, Lituania, Polonia, San Marino dhe Vatikani. Më parë, qeveria daneze i ka këshilluar banorët të shmangnin udhëtimet në Britaninw e Madhe, Francë, Kroaci, Hungari, Holandë, Spanjë dhe Zvicër.

Ngjarja paraprake

Dërgohen në banesën e fundit dy vëllezërit Arifaj që u goditën nga treni në Gjermani

Ngjarja e ardhëshme

Superliga vjen sot me derbin drithërues

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian