Harry Kane flet pas shkarkimit të Mourinhos

Sulmuesi i Tottenhamit, Harry Kane ka thyer heshtjen për herë të parë pas shkarkimit të Jose Mourinhos.

Tekniku portugez pas 17 muajve në krye të Spurs u shkarkua për arsye të rezultateve jo të mira.

Kane ka falënderuar Mourinhon duke i uruar suksese në të ardhmen.

“Faleminderit për gjithçka trajner. Kënaqësi të punojmë se bashku. Të uroj më të mirat në sfidën e radhës”, shkroi ai në Twitter.

Kane ka shkëlqyer në urdhrat e Mourinhos duke u përmirësuar në shumë aspekte.

Ngjarja paraprake

Kovid 19 RMV/ 35 të vdekur, 135 raste të reja. Shërohen 900 pacientë

Ngjarja e ardhëshme

Si të flasim me fëmijët për divorcin?

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian