Harresa e masakrave serbe, Milo: Serbia mori avantazh, pas rënies së Millosheviqit

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë Paskal Milo, i ftuar në Vizion Plus për të folur lidhur me masakrat serbe në Kosovë dhe “harresën” e shqiptarëve.

Ai është shprehur se Serbia e mori avantazhin menjëherë pas rënies së Millosheviqit.

“Unë e them me përgjegjësi se Serbia e mori avantazhin që në momentin kur në Beograd ra Millosheviçi. Pra, në fund të vitit 2000, faktori ndërkombëtar, BE, por edhe SHBA filluan të mendojën dhe të këshillojnë qeverinë shqiptare të asaj kohe që tashmë situate po ndryshon, në nuk duhet të ushtrojmë presion ndaj Jugosllavisë, sepse ne interesohemi që të nxisim atje proceset demokratike”, tha ai.

Më tej Milo shton se udhëheqësit e Kosovës, sipas tij, bënë gabime politike që u kushtuan rëndë.

“Duhet ta vendosim gjithë këtë çfarë ka ndodhur në kontekstin e kohës dhe që atëherë filloi avantazhi, nuk fillo për meritë të Beogradit, por për shkak të shpresave që kishte komuniteti ndërkombëtar që me rënien e Millosheviqit do të demokratizohej Serbia.

Faktori i dytë janë gabimet politike që kanë bërë vetë udhëheqësit e Kosovës, ata pas çlirimit humbën vigjilencën ndaj vetë trashëgimisë së luftës dhe administrimit të fitores.”

Ngjarja paraprake

Trump flet për vaksinën ndaj COVID-19, në paraqitjen e tij të parë që kur Biden u shpall fitues

Ngjarja e ardhëshme

Gashi: Prizreni duket sikur ka mbetur pa kryetar

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian