haradinaj zeri i cjerre i albinit deshmon panikun qe e ka kapur 678e6e4a022a8

Haradinaj: Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur

January 20, 2025
1 minut lexim

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në mbledhjen e Shtabit Zgjedhor në Prishtinë në vazhdën e mobilizimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Daut Haradinaj ka thënë se ky mobilizim është garancia jonë se më 9 shkurt do të bëjmë një hap të madh përpara për vendin tonë.

“Sot, në takim me shtabin zgjedhor në Prishtinë dhe miq e aktivistë të Aleancës në kryeqytet, u dëshmua fuqia dhe mobilizimi që mbizotëron për Kosovën Fituese. Ky mobilizim është garancia jonë se më 9 shkurt do të bëjmë një hap të madh përpara për vendin tonë. Bashkë, më 9 shkurt, do të tregojmë se Kosova fiton”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se kudo në vende demokratike ndryshimet ndodhin përmes votimit. “I falënderova për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe i sigurova se do bashkërugëtojmë në këtë proces që po merr formën e referendumit. Në një shtet normal dhe demokratik, është e vetmja rrugë me e ndryshu gjendjen nëpërmjet votimit.

Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur”, është shprehur Daut Haradinaj.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vota e emigranteve deputeti i ps nuk jam dakord me ligjin favorizon votimin familjar 678e64e9a1010
Story i mëparshëm

Vota e emigrantëve, deputeti i PS: Nuk jam dakord me ligjin, favorizon votimin familjar

lejimi i tiktok ne shba por bllokimi i x ne kine nuk eshte i drejte thote elon musk 678e7119404d3
Story i radhës

Lejimi i TikTok në SHBA por bllokimi i X në Kinë nuk është i drejtë thotë Elon Musk

Të fundit nga

ShkoLartë