haradinaj thote se nuk do te kete lajme te mira nese mbetet serish kjo qeveri 6793d0641a9c9

​Haradinaj thotë se nuk do të ketë lajme të mira nëse mbetet sërish kjo qeveri

January 24, 2025
min lexim

Koalicioni për Kosovën Fituese ka mbajtur të premten tubim zgjedhor në Mitrovicë.

Kandidati për kryeministër nga ky koalicion, Ramush Haradinaj, tha se ka ardhur koha për ta kthyer dinjitetin e të punësuarve përmes rritjes së pagave,

Ai premtoi paga 1 mijë euro për punëtorë, 500 euro për pensionistë, ndërsa tha se janë të gatshëm të avansojnë edhe në fushat tjera si ekonomi, shëndetësi, arsim dhe në fusha tjera.

Haradinaj: Nuk do të kemi lajme të mira nëse mbet sërish kjo qeveri

“Me kthy dinjitetin e të punësuarve në sektorin publik përmes pagës, kemi deklaruar 1 mijë euro pagë, 500 euro pensionet, dhe po ashtu jemi të gatshëm me ecë përpara po ashtu në temat e zhvillimit të brendshëm në vazhdimësi… Pra, mbështetja me paga do të na sigurojë siguri shëndetësore, ekonomike, siguri në arsim, e kështu me radhë. Çka ndodhë nëse mbesim në kursin e njëjtë politik të tashëm, me qeverinë e cila sipas meje koncept e ka mashtrimin. .. Ata po krenohen kur mashtrojnë më shumë, kur flasin të pavërteta më shumë…Ju lutem, me mbet një vazhdim i tillë, nuk do të kemi lajme të mira”, tha ai.

Kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj, theksoi se askund më shumë nuk është abuzuar sesa me Mitrovicën dhe veriun e saj. Ai premtoi rikthimin e ekonomisë së Mitrovicës dhe të Trepçës, duke thënë se koalicioni ka modelin dhe mund ta bëjë një gjë të tillë.

Sipas tij, shpifja dhe mashtrimi, politika populliste, çojnë në zhgënjim e dëshpërim.

Limaj: Sot patriotizëm është nëse zbresim çmimin e rrymës

“Askund më shumë nuk është abuzuar sesa me këto dy emërtime, veriu dhe Mitrovica… Ata që flasin për ekonominë duhet të jetojnë këtu me hallet e dertet e qytetarëve të Kosovës… Kudo që kemi shkuar Kosova racionale po zgjohet e bashkohet dhe s’e pranon më mashtrimin siç ka ndodhur para katër viteve…. Shumë kanë ardhur te ju e çka s’ju kanë premtuar. Ju kanë lavdëruar, komplementar, e s’kanë lënë fjalë të përzgjedhur pa ju thënë, e asgjë s’kanë bërë për juve… Ne sot jemi ardhur me ju thënë, nëse përnjëmend doni me rikthy fuqishëm ekonominë e Mitrovicës dhe simbolit të Kosovës Trepçës, ne kemi modelin, ne kemi vepra për atë punë dhe mund ta bëjmë…. Shpifja dhe mashtrimi, politika populliste, çojnë në zhgënjim e dëshpërim. Sot patriotizëm, atdhetarizëm e angazhim është nëse zbresim çmimin e rrymës, nëse plotësojmë kushtet e juaja familjare”, tha ai.

Ndërkaq, Avdulla Klinaku, potencoi se mitrovicasit do të dinë që t’i ndëshkojnë ata të cilët deri tani kanë cenuar vlerat kombëtare, të besimit e familjes.

Klinaku: Mitrovicasit do të reagojnë kundër qeverisë që ka cenuar vlerat kombëtare

“Besoj fuqishëm se Mitrovica është qyteti i patriotëve, intelektualëve, veprimtarëve, familjarëve dhe si e tillë më 9 shkurt do të reagojë fuqishëm kundër një qeverie që ka cenuar vlerat kombëtare, të besimit, të familjes”, tha ai.

Gjatë këtij tubimi u prezantuan poashtu pesë kandidatët e koalicionit për deputetë nga komuna e Mitrovicës, Qazim Nimani, Fitore Gërxhaliu, Muhamet Mujaj, Avnin Alidemaj dhe Gani Bajraktari.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

IMG 5652
Story i mëparshëm

U shënua Shën Sava – festa kombëtare e serbëve në RMV

durmishi anketa e porositur nga artan grubi tentim per te eliminuar partite e frontit evropian 6793d36d7cfe7
Story i radhës

Durmishi: Anketa e porositur nga Artan Grubi, tentim për të eliminuar partitë e Frontit Evropian

Të fundit nga

ShkoLartë