Haradinaj thotë se e ka mbajtur premtimin, pesë studentë nga Presheva fillojnë praktikën në MPJD

Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla përmes një postimi ka bërë të ditur se e ka mbajtur premtimin e saj të dhënë në vizitën e parë në Luginën e Preshevës.

Ajo kishte premtuar se 5 studentët më të dalluar nga Lugina e Preshevës nga drejtimi Shkencat Politike dhe Juridike të UP-së, do të fillojnë praktikën profesionale.

Ministrja Haradinaj-Stublla ka pritur në takim 5 studentët nga Lugina e Preshevës që nga nesër do të fillojnë praktikën Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Postimi i plotë i Meliza Haradinaj-Stublla:

Ndjenjë e veçantë të realizojmë sot premtimin që kam dhënë gjatë vizitës së parë në Luginën e Preshevës për fillimin e praktikës profesionale të 5 studentëve të dalluar të Shkencave Politike dhe Juridike të Universitetit të Prishtinës që vijnë nga Lugina e Preshevës.

Duke mos harruar asnjëherë që Prishtina ka qenë gjithmonë adresa e shkollimit për Luginën, sot prita Shpëtimin, Arlindën, Qëndresën, Dafinën dhe Fatlindin të cilët që nga nesër do të fillojnë praktikën në MPJD.

Ky është vetëm fillimi i zotimit dhe angazhimit tonë për rritjen e mbështetjes ndaj bashkëkombasve tanë në Serbi. E drejta për identitet kombëtar, arsim, zhvillim e punësim janë të drejta të patjetërsueshme të cilat Serbia nuk do të mund t’ua mohojë më!

Ngjarja paraprake

Zyrtari i lartë turk bën thirrje për dialog me shtetet arabe

Ngjarja e ardhëshme

Nostradamusi parashikoj infektimin e Trumpit nga një sëmundje, po ҫfarë thotë për Putinin

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian