Haradinaj-Stublla: Kosova dhe RMV, të vendosura për rrugën euroatlantike

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se miqësia midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut është shembull i fqinjësisë së mirë.

Ajo ka thënë se të dy shtetet janë vendosura për avancimin e përbashkët drejt së ardhmes euroatlantike të rajonit.

“Në pritjen zyrtare të sotme për Kryeministrin Hoti nga Kryeministri Zaev, u rikonfirmua marrëdhënia e shkëlqyeshme mes dy vendeve dhe gatishmëria për të thelluar e fuqizuar atë përmes bashkëpunimit në interesat tona shtetërore”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në rrjetin social Facebook në vizitën zyrtare që ka bërë sot bashkë me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti.

Ngjarja paraprake

iOS 14.1: A duhet të përditësoni?

Ngjarja e ardhëshme

Drejtoria e Arsimit me projekt për zhvillimin profesional të mësimdhënësve në institucionet arsimore

të fundit nga