haradinaj nga juniku kerkon llogari nga kurti 679fb5d866234

Haradinaj nga Juniku kërkon llogari nga Kurti

February 2, 2025
1 minut lexim

Koalicioni AAK – Nisma – Konservatorët – Forumi Intelektual E30 – Ideal vazhdoi tubimin elektoral të radhës sot në Junik prej nga kandidati për kryeministër Ramush Haradinaj premtoi se nën qeverisjen e tij do ta kthejnë mbarë Kosovën.

Haradinaj ka përsëritur se nën udhëheqjen e tij do të ketë uljet të çmimit të energjisë elektrike 20 për qind, dyfishimi i pagave në sektorin publik e për ata që nuk kanë vend të punës do të përkrahen me pagë. Ai kritikoi kryeministrin Albin Kurti për keqqeverisje duke kërkuar llogaridhënie për punën e bërë gjatë mandatit katërvjeçar.

Haradinaj: Kurti duhet të jep llogari, kryetari i Gjilanit është VV por gjilanasit nuk flasin mirë

“Kurti duhet të jep llogari për gjithçka që ka bërë, ky nuk po na jep llogari vetëm po na shan… Iu kam ndarë tokë për varreza qytetarëve të Gjilanit, edhe ata tokë ua ka marrë tokën dhe nuk kanë ku t’i varrosin qytetarët e Gjilanit. Kryetari i Gjilanit është VV, po gjilanasit nuk flasin mirë për të”, tha Haradinaj.

Ish-kryetari i Junikut, njëkohësisht kandidat për deputet, Agron Kuçi ka kritikuar kryeministrin Kurti për gënjeshtra e mashtrime ndaj qytetarëve të Kosovës.

Ai tha se largimi masiv i të rinjve vjen si pasojë e qeverisjes së keqe, e cila duhet të ndalet me votën e qytetarëve për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës më 9 shkurt.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

rruga drejt paqes mes rusise dhe ukraines e paqarte edhe nen administraten trump 679fb52679553
Story i mëparshëm

Rruga drejt paqes mes Rusisë dhe Ukrainës, e paqartë edhe nën administratën Trump

agravon debati mes laertit dhe jozit ske karakter o p 679fb7046691e
Story i radhës

Agravon debati mes Laertit dhe Jozit: S’ke karakter! O p…

Të fundit nga

Zbulohen 8 emoji të reja në iPhone

Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një shkelje syri apo një kauboj që buzëqesh, mund të duket sikur ekziston tashmë një emoji për çdo situatë të mundshme. Por çuditërisht, tani ka edhe më

Spanjollët barazojnë në fund në Roterdam

Kampioni në fuqi i Evropës, Spanja, doli ballëlart nga stadiumi në Roterdam, duke barazuar me rezultat 2:2 me Holandën.  Ndeshje e luftuar në Roterdam mes Holandës dhe Spanjës në kuadër të ndeshjes
ShkoLartë