Haradinaj ndan medalje për familjen e Avdyl Gjocaj, për kontribut në çështjen kombëtare

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka ndarë mendaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet” për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen kombëtare, për z. Avdyl Gjocaj, pas vdekjes.

Sipas tij, familje të tilla, si familja e Avdyl Gjocajt nga Juniku, i kanë dhënë kahje rrugëtimit tonë të përbashkët për liri!

Postimi në Facebook:

Kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtzakonshëm në çështjen kombëtare, për z. Avdyl Gjocaj, pas vdekjes.

Avdyli ishte veprimtar i hershëm i çështjes kombëtare dhe luftëtar i lirisë. UÇK-së i dha katër djemtë e tij, që ishin luftëtarë të dalluar gjatë Luftës Çlirimtare.

Familje të tilla, si familja e Avdyl Gjocajt nga Juniku, i kanë dhënë kahje rrugëtimit tonë të përbashkët për liri!

RH

Ngjarja paraprake

Zoë Wanamaker: Sigurisht që gratë duhet të jenë në qendër të vëmendjes

Ngjarja e ardhëshme

Ciceronët do të protestojnë të martën, kërkojnë të përfshihen në pakon e 5-të ekonomike

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian