Haradinaj i pikëlluar për vdekjen e mjekut Ahmeti: I shëroi plagët e luftëtarëve të lirisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, tha se është i pikëlluar për vdekjen e mjekut Nijazi Ahmeti.

Haradinaj theksoi se Ahmeti ishte i angazhuar në luftën çlirimtare duke i shërua plagët e luftëtarëve të lirisë.

“I pikëlluar për ndarjen nga jeta të Dr. Nijazi Ahmetit. Do e kujtojmë gjithëherë si njeri të dashur e profesionist, si njeriun i cili në çastet më të vështira për Atdheun, do të angazhohej në Luftën Çlirimtare për t’i shëruar plagët e luftëtarëve të lirisë. Me këtë rast ngushëlloj familjen Ahmeti, kolegët, bashkëluftëtarët e doktorit dhe të gjithë ata që e njohën. Nijaziu u prehtë në paqe!”.

Ngjarja paraprake

Kim i lutet publikisht Trumpit që ta falë të dënuarin me vdekje, Brandon Bernard

Ngjarja e ardhëshme

Maqedoni, pritet të lehtësohet procedura për marrjen e lejes për armë gjuetie

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian