‘Hapim gropa natën dhe varrosim ditën’/ Punonjësit e varrezave rrëfejnë tmerrin: Frika që na shoqëron

Krahas mjekëve dhe infermierëve, janë edhe punonjësit e varrezave ata që po përballen me një situatë tepër të vështirë për shkak të pandemisë.

Mediat greke i referohen situatës në Selanik, një ndër rajonet më të prekura nga koronavirusi, ku punonjësit që hapin varret dhe kryejnë varrimin e të vdekurve nga koronavirusi theksojnë se ndjehen më tepër se të frikësuar.

“Na duhet të hapim varre natën dhe të varrosim gjatë ditës. Jemi gjithë kohën të rrezikuar pasi vazhdimisht kemi kontakt me trupa që kanë vdekur nga koronavirusi”, shprehen ata për “ThessToday“.

Më tej, njëri prej punonjësve shpjegon edhe dhimbjen me të cilën përballen gjatë punës së tyre.

“Është e rëndë që të varrosësh njerëz, të cilëve nuk u është dhënë as lamtumira e fundit prej familjarëve të tyre teksa ishin gjallë. Varrosim njerëz të moshave të ndryshme. Mund të ndodhë që në varrin ngjitur është një nënë që vajton teksa ti po hap një varr tjetër. Thjesht të duhet të ulësh kokën dhe të punosh”, shprehet ai.

Varrazat e të vdekurve nga koronavirusi janë në një vend të veçanthë krahasuar me ato të të vdekurve nga shkaqe të tjera dhe kjo lidhet me mënyrën se si mblidhet trupi.

“Varrezat normale hapen pas 3 vitesh dhe nxirrën eshtrat për të hapur vend për të vdekur të tjerë, kurse të vdekurit nga koronavirusi duhet të rrinë 10 vjet ose më tepër pasi trupat janë të mbledhur me një veshje plastika, e cila do kohë që të dekompozohet”, vijon një tjetër.

Image
Ngjarja paraprake

Tetovë, Policia arreston kumanovaren për vjedhje

Ngjarja e ardhëshme

Mblidhet Komisioni i Posaçëm për Raportin e Dick Marty/ Zgjidhen dy relatorë. Ja çështjet kryesore që do të trajtohen

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian