Hapet sheshi i parë për biçikleta në Shkup-Veloshtad

Shkup, 29 shtator 2020 (MIA) – Në korrniza të Qendrës Transportuese në Shkup sot ishte hapur  sheshi i parë për biçikleta – Veloshtad. Veloshtad përveç  mbajtësve për parking të sigurt të biçikletave dhe stacionit servisues për biçikleta, përfshin edhe garderober për veshëmbathje të shpejtë, kabina për parkim të gjatë të biçikletave, shadërvan për ujë  për pije, dhe pajisje adekuate urbane e cila plotësisht e humanizon këtë hapësirë.

– Veloshtad – sheshi për biçikleta në qytetin tonë është këtu në Stacionin policor, lokacion i cili  së bashku me Skopje Lab nga 11 ofertat e zgjodhën  pikërisht  për çiklistët. Këtu hapim për herë të parë vend ku biçikletat   do të jenë të sigurta dhe çiklistët do të munden t’i lënë këtu  dhe të vazhdojnë të shfrytëzojnë transport publik ose tren dhe të munden të sigurt të kthehen  me biçikletë, me çka mundësojmë  kombinim  të lëvizjes urbane në qytetin tonë”, tha kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, i cili së bashku  me ambasadorin  e delegacionit të BE-së në vend, Dejvid Gir, ka marrë pjesë në hapjen e Veloshtadit.

Kjo, potencon kryetari i Qytetit të Shkupit, është realizimi i idesë të zbatohet parimi i multimodalitetit në politikat  çikliste me të cilat qytetarëve u ofrohet mundësi  të sigurt t’i parkojnë  biçikletat e tyre  te Qendra transportuese prej ku do të munden të vazhdojnë  të përdorin tren, autobus  ose ndonjë nga autobusët e linjave urbane dhe periferike të NQP-së Shkup.

Shefi i delegacionit të BE-së, Gir theksoi se kjo është një nga mënyrat të zvogëlohet produksioni i gazrave të dëmshëm  dhe të mundësohet  ajër më i pastër dhe se  kjo është në frymën e Javës evropiane të sivjetme të mobilitetit dhe Javës evropiane të sportit, motot e së cilës janë “Mobilitet me zero emision të gazrave” dhe “Bëhu aktiv”.

Çiklizmi dhe ecja, tha Gir, janë të thjeshta dhe mënyrë praktike se si ne mund  të ndihmojmë  të mbesim të shëndetshëm dhe në formë të mirë, por në të njëjtën kohë edhe të kontribuojmë  në plotësimin e qëllimeve për emision të zvogëluar të gazrave.

Sipas informatave që i kam, tha Gir, numri i çiklistëve në Shkup dukshëm është rritur gjatë korona krizës, që është mirë, por në disa pjesë të qytetit nevojitet edhe infrastrukturë adekuate, përparim i ndërtimit të përhershëm dhe asaj të re.

Ky shesh për biçikleta është rezultat i revizionit të zbatuar të politikave çikliste të cilën Qyteti i Shkupit e zbaton me mbështetje të tërësishme nga Shoqata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ).

Në Veloshtad është vizatuar edhe mural, i përpunuar me mbështetje të tërësishme   të Zyrës së delegacionit të BE-së në Shkup,  ndërsa stacioni servisues i cili është vendosur këtu  është marrë nga velo partnerët shumëvjeçar të Stopanska Bankës.

Parkingu i biçikletave me të cilin urbanizohet pjesa e Qendrës transportuese është zgjidhje ideore e Tea Damjanovska dhe Mihailo Stojanovski dhe është mbështetur nga Shoqata gjermane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ). Delegacioni i Bashkimit Evropian e plotëson  zgjidhjen  urbane me mural i cili e vë theksin e  vlerës  nga transporti i arritshëm  me zero-emisione për secilin  dhe i nxit njerëzit  të  kenë stil  më të shëndeshëm të jetës gjatë gjithë vitit. Murali, i financuar nga BE-ja, është vepër  e tre artistëve të diplomuar: Sanja Simoska, Sali Ertunc dhe Brankica Jordankovska. sa/

Ngjarja paraprake

Prodhimi industrial në muajin gusht me rënie prej 9,1 për qind

Ngjarja e ardhëshme

Gjykata Speciale është sprovë morale si dhe sfidë demokratike për shtet-ndërtimin e Kosovës...!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian