Hapet konkursi për ushtarë të rinj në FSK

Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, ka shpallur konkurs për pranimin e rekrutëve të rinj – ushtarë aktivë në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Ministria e Mbrojtjes njofton se konkursi do të jetë i hapur prej datës 10 deri më 21 gusht 2020.

Formularët për aplikim mund të shkarkohen në ueb-faqen e Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa dokumentet duhet të dorëzohen personalisht në të gjitha kazermat e FSK-së, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00.

Tutje në njoftim thuhet se të drejtë aplikimi kanë të gjithë kandidatët nga mosha 18 – 23 vjet.

Për informata plotësuese; www.mod.rks-gov.net; në nr.tel: 038-555-584-2044 ose 038-555-584-2045.

Ngjarja paraprake

Gashi thotë se nuk e respekton flamurin e Kosovës: Njerëzit e mi vdiqën për atë kuq e zi

Ngjarja e ardhëshme

Shkup, arrestohet një agjent dhe një polic

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian