hapet konkursi per 500 bursa per nxenesit e shkollave te mesme te larta te komunitetit rae 671fcd44f02c5

Hapet konkursi për 500 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të larta të komunitetit RAE

October 28, 2024
1 minut lexim

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se është hapur konkursi për fitimin e bursave për komunitetin rom, ashkali dhe egjiptian.

Në dispozicion janë 500 bursa, të cilat kanë për qëllim mbështetjen financiare.

“500 bursa për nxënësit e shkollave të mesme të larta për komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian. Me qëllim të mbështetjes financiare për nxënësit e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian kemi hapur konkursin për ndarjen e bursave për nxënësit e shkollave të mesme të larta të këtyre komuniteteve për vitin shkollor 2024/2025”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

“Bursat ndahen për nxënësit e regjistruar në klasën e 10-të, 11-të, 12-të, të arsimit të mesëm të lartë, gjimnaze dhe shkolla profesionale në Republikën e Kosovës. Shuma e bursës është 300 euro për një vit mësimor. Konkursi do të jetë i hapur deri më 11.11.2024”.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

tre helikoptere te saj u pane ne mutivode kfor i ishte stervitje ajrore 671fcc934adba
Story i mëparshëm

Tre helikopterë të saj u panë në Mutivodë, KFOR-i: Ishte stërvitje ajrore

adele tregon se po vuan nga dicka 671fcdbcc4ace
Story i radhës

Adele tregon se po vuan nga diçka

Të fundit nga

Dua Lipa vjen me lajmin BOMBASTIK

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, do të rikthehet në edicionin e këtij viti të festivalit Sunny Hill. Lajmin e ka konfirmuar vetë ylli i muzikës pop me anë të një
ShkoLartë