Hapet gara për aeroportin e Sarandës, reagon Hyseni: Premtim i mbajtur!

Socialisti Alket Hyseni ka reaguar për fillimin e projektit të aeroportit të Sarandës, gara për të cilën do të nisë zyrtarisht ditën e hënë.

Hyseni kujtoi premtimin që ka dhënë së bashku me kryeministrin Edi Rama për fillimin e punës brenda këtij mandati. Ndër të tjera, shtoi se kanë mbetur dhe 40 ditë nga përfundimi i mandatit dhe si deputet i zonës shpreh kënaqësi dhe krenari për njoftimin e hapjes së garës për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Sarandë

“Bashkë me KM Edi Rama, ju premtuam qytetarëve të Sarandës dhe zonave përreth, fillimin e projektit të Aeroportit të Sarandës, brenda këtij mandati. Shumë njerëz ishin skeptikë para katët vjetësh, edhe mes nesh. Por me Edi Ramën dhe PS, çdo gjë është e mundur.

Sot, kur na ndajnë rreth 40 ditë nga përfundimi i mandatit, si deputet i zonës, kam kënaqësinë dhe krenarinë e njoftimit të hapjes së garës për ndërtimin e aeroportit ndërkombëtar të Sarandës. Premtim i mbajtur. #SarandaTuristike”, shkroi Hyseni.

WWW.GAZETA.MK

Ngjarja paraprake

Spasovski: Mbi 15 mijë qytetarë nuk mund t’i marrin letërnjoftimet

Ngjarja e ardhëshme

Shqiptari theri gruan për xhelozi! Publikohet dëshmia e fqinjit: Ajo thirri dy herë për ndihmë, pastaj ...

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian