hansi flick merr vendimin e papritur per te ardhmen e de jong 67a79aabdb836

Hansi Flick merr vendimin e papritur për të ardhmen e De Jong

February 8, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, raportohet se dëshiron t’i ofrojë Frenkie De Jong një kontratë të re pasi holandezi u lidh vazhdimisht me një largim të mundshëm. 

Sipas një raportimi nga mediumi katalanas Sport, Flick shpreson se Barcelona do ta bind mesfushorin ta rinovojë kontratën e tij e cila skadon në verën e vitit 2026. 

Raportimi shton se Barcelona i ofroi holandezit një marrëveshje të re edhe vitin e kaluar, por palët nuk gjetën gjuhën e përbashkët. 

Sport nënvizon tutje se Flick e sheh De Jong si një lojtar të rëndësishëm tek Barcelona dhe se ai mund ta zë vendin e Marc Casados në formacion së shpejti. 

Problemi kryesor në negociata mbetet paga e lojtarit, veçanërisht duke marrë parasysh gjendjen e rënduar financiare të Brcelonës.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

hamza 9 shkurti dita e pdk se 67a796ecbc896
Story i mëparshëm

​Hamza: 9 shkurti – dita e PDK-së

a e dini se cili eshte telefoni me i shitur ne 2024 67a79b9b67d4b
Story i radhës

A e dini se cili është telefoni më i shitur në 2024?

Të fundit nga

ShkoLartë