Hana, vajza e Mozzik dhe Loredanës nisi sot ditën e parë të shkollës.
Përveçse për të, kjo ditë është e rëndësishme për prindërit e saj që e kanë shoqëruar dhe i kanë dhënë secili urimet e tyre.
Në një foto në InstaStory, Loredana shkruan “Zoti të bekoftë”.
Mozzik i është bashkuar urimit të saj dhe ka shkruar:
“Hana filloi sot rrugëtimin e parë të saj në shkollë, e normal që qenka ndjenjë shumë e bukur të shohësh fëmijën tënd duke e marrë me shumë dashuri e vullnet fillimin e shkollës. Zoti të dhashtë shëndet e dije vajza ime Hana! Babai yt të do shumë!”