hamza takon ambasadorin e finlandes kosova te gjitha sfidat i ka perballuar dhe tejkaluar me perkrahjen e aleateve 66e7fb5444a5a

Hamza takon ambasadorin e Finlandës: Kosova të gjitha sfidat i ka përballuar dhe tejkaluar me përkrahjen e aleatëve

September 16, 2024
1 minut lexim

Kandidati i PDK’së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka njoftuar se sot është takuar me ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen.

Hamza ka thënë se Finlanda është mike e Kosovës dhe përkrahëse e madhe e integrimit euroatlantik.

Ai bëri të ditur se në takim është biseduar për zhvillimet politike në vend, rritjen e bashkëpunimin ndërshtetëror dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.

Ditën e sotme e nisa me një takim me Ambasadorin e Finlandës, Matti Nissinen. Finlanda është një mike e Kosovës dhe një përkrahëse e madhe e integrimit tonë euroatlantik. Ne biseduam për zhvillimet politike në vend, për rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe për sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor.”

Kryetari i Mitrovicës ka shtuar se sfidat deri tani Kosova i ka tejkaluar me përkrahjen e aleatëve.

“Kosova, të gjitha sfidat e deritashme, duke u bërë partnere konstruktive, i ka përballuar dhe i ka tejkaluar me përkrahjen e aleatëve!”

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

ne dasmen e kenges u zbulua edhe i dashuri i vajzes se vogel te lutfi hazirit 66e7fa628fa0f
Story i mëparshëm

Në dasmën e Këngës, u zbulua edhe i dashuri i vajzës së vogël të Lutfi Hazirit

i implikuar ne vrasje dhe trafik droge pellumb gjoka ankohet ne kushtetuese pergjimet e sky jane te pa verteta 66e7fed6aa652
Story i radhës

I implikuar në vrasje dhe trafik droge, Pëllumb Gjoka ‘ankohet’ në Kushtetuese: Përgjimet e SKY janë të pa vërteta

Të fundit nga

ShkoLartë