Hamburgu paralajmëron Rejan për Gjasulën

Kthimi në fushë i Klaus Gjasulës ka qenë i shumëpritur si për klubin e Hamburgut, ashtu edhe për kombëtaren shqiptare të futbollit. Në fillimin e kualifikueseve të Botërorit 2022, trajneri Reja e sheh veten me një mungesë të rëndësishme në mesfushë si ajo e Abrashit dhe “Spartaku” është emri perfekt për ta zëvendësuar si diga e mesfushës.

Por te klubi i Hamburgut paralajmërojnë trajnerin se mesfushori nuk do të jetë në gjendje që të përballojë ritmin e ndeshjeve nga minuta e parë, pasi është kthyer nga një dëmtim që e ka lënë për më shumë se tre muaj jashtë fushave të lojës.

Trajneri Daniel Thiouane ka theksuar se aktivizimi i Gjasulës do të jetë gradual në ndeshjet e Bundesligës 2. “Ai është një lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën tonë.

Por shihet qartësisht se ka punë për të bërë që të arrijë ritmin. Kemi tendencën që ta hedhim në fushë pak më vonë sesa fillimi i ndeshjes për një periudhë kohe”, paralajmëroi trajneri, i cili i druhet përsëritjes së dëmtimit të futbollistit në një periudhë kur duhet kontributi i tij për mbylljen e sezonit në të cilin Hamburgu kërkon rikthimin në Bundesligë.

Ky është një paralajmërim i qartë i trajnerit edhe për Kombëtaren, ku Gjasula pritet të jetë një nga shtyllat kryesore të mesfushës kuqezi. Nëse në ndeshjet ndaj Andorrës e San Marinos, trajneri Reja ka luksin që të mbajë jashtë futbollistin duke parë nivelin e kundërshtarit, me Anglinë ai pritet që të jetë një titullar në mesfushë për të përballuar furinë e “tre luanëve” që vijnë në Tiranë me ide të qarta për të fituar ndeshjen.

Ngjarja paraprake

Gjilani bëhet me makinë PCR

Ngjarja e ardhëshme

Takohen kryetari i Mitrovicës dhe ai i Skënderajt, kjo është arsyeja

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian