Krahu i armatosur i Hamasit, Brigadat Izzeddin Kassam, njoftuan se në sulmin që Izraeli kreu ndaj kampit të refugjatëve Jabalia në të cilin ndodheshin shumë civilë në Rripin e Gazës nën bllokadë, humbën jetën 7 civilë pengje, 3 prej të cilëve kishin pasaportë të huaj, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga Brigadat Kassam thuhet se “Në masakrën e ditës së djeshme ndaj kampit të refugjatëve Jabalia humbën jetën 7 pengje civile, 3 prej të cilëve kishin pasaportë të huaj”.
Zëdhënësi i Brigadave Kassam, Abu Obaida, në mesazhin e tij video që publikoi dje ishte shprehur se mbi kërkesën e vendeve të ndryshme kanë informuar ndërmjetësuesit për lirimin së shpejti të disa pengjeve të huaj.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza njoftoi se 100 persona humbën jetën në sulmin që forcat izraelite kryen dje ndaj kampit të refugjatëve Jabalia. Edhe zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Daniel Hagari, në një konferencë për media të mbajtur mbrëmë theksoi se sulmin e kanë ndërmarrë ata vetë.