hamasi liron kater ushtare izraelite ne kembim te 200 te burgosurve palestineze 67950d072f964

Hamasi liron katër ushtare izraelite në këmbim të 200 të burgosurve palestinezë

January 25, 2025
1 minut lexim

Grupi i militantëve palestineze Hamas liroi të shtunën katër gra ushtare izraelite që mbante peng prej tetorit të vitit 2023, në këmbim të 200 të burgosurve palestinezë, kjo në përputhje me marrëveshjen që i dha fund luftimeve rreth 15 mujore në Gazë.

Katër pengjet izraelite u transportuar me automjete të Kryqit të Kuq tek forcat izraelite.

Menjëherë pas kësaj, autobusë me të burgosur palestinezë u panë duke u nisur nga burgu ushtarak izraelit ‘Ofer’ që ndodhet në Bregun e pushtuar Perëndimor. Shërbimi i Burgjeve të Izraelit tha se ishin liruar 200 persona.

Këto zhvillime u përshëndetën nga izraelitë të mbledhur në Tel Aviv e palestinezë të mbledhur në Ramallah. Ky është shkëmbimi i dytë sipas marrëveshjes së armëpushimin, pas të parit që ndodhi më 19 janar.

Marrëveshja parashikon që Hamasi të lirojë 33 gra, fëmijë, të moshuar, të sëmurë apo pengje të plagosur, gjatë një faze të parë gjashtëjavore, ndërsa Izraeli do të lirojë në këmbim, 30 të burgosur për çdo civil të liruar dhe 50 për çdo ushtar.

Katër ushtaret izraelite të liruara të shtunën – Karina Ariev, Daniella Gilboa, Naama Levy dhe Liri Albag – u morën peng më 7 tetor të vitit 2023 ndërsa ndodheshin në një postë ushtarake vëzhgimi pranë Gazës. Sulmi terrorist i grupit të militantëve të Hamasit brenda territorit izraelit u bë shkak për fillimin e luftës në Gazë./VOA

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

viniciusi tundohet nga oferta e arabise saudite 6795097f41c0d
Story i mëparshëm

Viniciusi tundohet nga oferta e Arabisë Saudite

vdiq banori i fundit i vernezit 67950dbc5ffad
Story i radhës

Vdiq banori i fundit i Vërnezit

Të fundit nga

Holly Willoughby shkëlqyese me fustan rozë

Holly Willoughby e ngriti nxehtësinë me postimin e saj të fundit në Instagram të mërkurën. Celebrity Bear Hunt, 44 vjeçe, ka veshur një fustan këmbëgjatë në një mini fustan me lule rozë
ShkoLartë