1
Shkup, 18 dhjetor – Zëvendësministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ane Lashkoska, mori pjesë dhe foli në eko-aksionin e sotëm “Një milion fidane në pesë vjet” të Halk Bank në Shkup.
Lashkoska theksoi se aksioni i udhëhequr nga Halkbank është simbol i përgjegjësisë së përbashkët, duke theksuar se Ministria e Mjedisit bashkëpunon me sektorin privat, organizatat joqeveritare dhe qytetarët për të krijuar një partneritet që do të çojë në ndryshime reale.
“Si Ministri e Mjedisit, synimi ynë kryesor është të zgjidhim problemet më urgjente mjedisore. Problemi i ndotjes, sidomos i ajrit, ka kohë që kërcënon mirëqenien e qytetarëve tanë. Mbjellja e pemëve është një nga mënyrat më efektive për të zbutur ndotjen. Pemët jo vetëm që thithin dioksidin e karbonit, por gjithashtu reduktojnë përqendrimin e grimcave PM në ajër, prodhojnë oksigjen dhe krijojnë barriera natyrore nga pluhuri dhe substanca të tjera të dëmshme. Ky projekt kur të zbatohet do të zvogëlojë ndotjen në rajonet ku është më kritike”, tha Lashkoska.
Sipas Bilall Suxhubashi, Kryeshefi Ekzekutiv i Halkbank Shkup, qëllimi kryesor i iniciativës është krijimi i një Maqedonie më të qëndrueshme, më të gjelbër dhe më të shëndetshme.
‘Me platformën Halk-Eco janë realizuar disa aksione në komuna të ndryshme në të cilat janë mbjellë mbi 60 mijë fidanë. Këto pemë tashmë kanë filluar të japin kontributin e tyre pasi çdo pemë thith afërsisht 22 kilogramë dioksid karboni në vit dhe çliron oksigjen të mjaftueshëm për dy persona. Banka ka realizuar edhe një sërë aktivitetesh të tjera, në të cilat gjeti mbështetje nga partneri i saj Mastercard, për rregullimin e këndeve urbane, rinovimin e urave në parkun e qytetit, mbajtjen e garave eko sportive në vrapim dhe çiklizëm, edukim dhe punëtori”, tha Suxhubashi.
BURIMI: zhurnal.mk