haliti tifozet e crvena zvezda po pergatiten per sulme ne kosove do te ndermerren sulme terroriste 65f1f2827598d

Haliti: Tifozët e “Crvena Zvezda” po përgatiten për sulme në Kosovë – do të ndërmerren sulme terroriste

March 13, 2024
1 minut lexim

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka paralajmëruar se tifozët e grupit futbollistik, “Crvena Zvezda”, janë duke u përgatitur për veprime dhe terroriste në Kosovë.

Sipas Xhaviti, këto grupe kriminale do të tentojnë të bëjnë ndonjë vrasje apo akte kabotazhi në vendin tonë.

“Më se pari Banjska ka ndodhë ashtu siç ka ndodhë. Rreziqe permanente ka dhe iu ka dal siç kamë thënë. Iu kam paralajmëruar nja tre muaj më herët. Rreziqet janë të ndërmerren masa, veprime terroriste nga grupe të veçanta, për të cilat Vuçiq do të deklarohet, nuk di asgjë.

Janë duke i përgatitë tifozët “Cervena Zvedas” për veprime të tilla dhe mbetjet e ish-Policisë dhe ish-ushtrisë që janë brenda territorit të Kosovës.

Çka do të veprojnë. Ata do të përpiqen me e bë ndonjë atentat, ndonjë vrasje. Ndonjë veprim sabotazhi me djeg. Nuk besoj që do të fillojnë ndonjë ofensivë e cila ta rrezikojë territorin. Varianti tjetër është veprojnë që ta detyrojnë Polcisë të marrë kundërveprim, dhe pastaj mund t’i kryen punët e veta me kompromentuar Kosovës. Rreziku i shpërthimit është në Bosnjë”, ka thënë Haliti.

MARKETING

RENT A CAR

43 vjet tigrat pa asnje shqiptar bajmacaliev tregon kushtet 65f1f193123f3
Story i mëparshëm

43 vjet “Tigrat” pa asnjë shqiptar, Bajmacaliev tregon kushtet

aleanca per shqiptaret eshte parti serioze dhe fuqi politike thote vjollce berisha nga krahu i seles 65f1f2897f27d
Story i radhës

“Aleanca për Shqiptarët është parti serioze dhe fuqi politike” – thotë Vjollcë Berisha nga krahu i Selës

Të fundit nga

ShkoLartë