Haliti – Spasovski: Do të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet MSHIA DHE MPB në kontekst të digjitalizimit

Situatat aktuale ndërmjet dy ministrive në kontekst të projekteve të përbashkëta, zhvillimit të kapaciteteve dhe arritjes së standardeve evropiane lidhur me digjitalizimin, ishin temat takimit të sotëm mes ministrit të Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës – Admirim Aliti dhe ministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme – Oliver Spasovski.
Në fokusin e bisedimeve ishte projekti i ndërlidhur me kartelat e katave të identitetit, me çka do të përforcohen aktivitetet dhe akoma më tepër do të intensifikohet bashkëpunimi ndërmjet MSHIA-së dhe MPB-së, me qëllim të realizimit të qëllimeve dhe obligimeve të pëcaktuara.
Të dy ministrat biseduan edhe për Regjistrin Elektronik të Popullsisë, duke e vlerësuar bashkëpunimin e deritanishëm si të suksesshëm. Njëkohësisht, u dakorduan se është e domosdoshme të rritet qasja e sa më tepër institucioneve në këtë regjiastër. U diskutua edhe për e-shërbimet, lidhur me integrimin e këtyre shërbimeve ndërmjet të dy ministrive.
Story i mëparshëm

Grabiti bankën për të marrë kursimet e tij, pronari i kafenesë kthehet në hero!

Story i radhës

Ambasadori gjerman: Të zgjatet mandatit i organeve të vettingut

Të fundit nga