Halimi pas protestës së policëve: Patriotizmit të shtirur të VV-së duhet t’i vijë fundi

November 1, 2023
1 minut lexim

Zëdhënësja politike e LDK-së, Sibel Halimi, ka reaguar pas protestës së NJSI-së dhe Njësisë për Trajtimin e mjeteve Eksplozive, duke thënë se ata nuk meritojnë këtë lloj përçmimi institucional.

Halimi tha se ‘mos luani me dinjitetin tonë’ është zëri i artikuluar i njësisë elitare të Policisë së Kosovës.

Heronjtë e Republikës; profesionistët që neutralizuan grupin terrorist në Banjskë me një saktësi të denjë për manuale të ndërhyrjes të shpejtë, nuk meritojnë këtë lloj përçmimi institucional”, tha Halimi.

Më tej, ajo tha se simbolikës deklarative dhe patriotizmit të shtirur të VV-së duhet t’i vijë fundi.

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Pas tensioneve, Ministri Mete prezanton projektbuxhetin 2024 në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve

Story i radhës

U tha se nuk do prezantojë BBV; Arbana dhe Ledioni marrin këtë vendim!

Të fundit nga

ShkoLartë