Halili me Kombëtaren e Kosovës në Beograd, mediave serbe iu mbyllet goja! Kjo është arsyeja 

February 13, 2022
1 minut lexim

Halil Sylejmani, kryetar i Federatës së Atletikës së Kosovës, me Kombëtaren e Kosovës, futen në historinë e sportit!

Serbia në heshtje e pranon Kosovën shtet! Dëshmia më e mirë ka qenë dita e djeshme, Kosova garoi me fanellat e Kombëtares, me shkurtesën KOS si të gjitha shtetet tjera që e patën shkurtesën në fanellë!   

Atletët e atletet tona garuan me emrin e Kosovës në palestrën e sportit në Beograd, ku dje u mbajt Kampionati Ballkanik U-20.
Mediave serbe qendrore u mbyllet goja goxha keq, as një fjalë të vetme që u mbajt Kampionati Ballkanik U-20, as si lajm nuk e kanë paraqitur nga neveria por edhe nga realiteti ri.

Sylejmani me garuesit e tij shkoi e mori pjesë si Kosovë dhe u kthyen sot në Prishtinë.

Policia serbe i përcolli nga hoteli e deri në palestër dhe anasjelltas, duke i siguruar që mos t’ju ndodhë ndonjë gjë e keqe.
Është interesant se mediat serbe as që bëjnë zë dhe janë në heshtje varri, si asnjëherë me parë!

Serbia edhe zyrtarisht dje pranoi Kosovën shtet por janë në heshtje të thellë.

Është shumë interesant, mbahet një kampionat ballkanik, një heshtje aq e madhe e mediave serbe, duke mos raportuar as një rresht, ky është një flakaresh i fuqishëm për ta.

Para pak muajve Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, ua ka bërë të qartë secili shtet, që i pengon sportistët e shteteve tjera, nuk do t’i lejohet asnjë ngjarje madhore të organizohet në atë vend. Serbia e ka kuptuar mesazhin e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar.

Dje lere që nuk penguan siç e kanë zakon me budallaqet e tyre, por u përkujdesen për sportistët e Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Taravari: 13 shkurti i vitit 2019, dita më tragjike për Gostivarin

Story i radhës

Këshilla se si të keni një lëkurë të shndritshme për Ditën e Shën Valentinit

Të fundit nga

Çfarë paqe do të kemi pas luftës?

“Lufta në Ukrainë ka trazuar historinë e shekullit njëzet e një, duke u bërë shenjuesja e tij, ashtu si konfliktet e Revolucionit Francez dhe Perandorisë ishin shenjueset e shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe
ShkoLartë