Halili flet pas derbit Tirana-Partizani

Presidenti i Tiranës, Refik Halili, foli shkurtimisht për mediat, pas humbjes në derbi ndaj Partizanit, ku u shpreh:

“Unë do t’i  shmangem pyetjes për titullin. Unë them që kampionati është i gjatë dhe vazhdon. Nuk po diskutoj çfarë mendoj unë më gjatë se kaq. Jam i shqetësuar që ne e humbëm këtë ndeshje. Skuadra sot pak a shumë ishte e plotë.

Megjithëse, Batha, Kale, Torasa kanë pasur dëmtime dhe kanë bërë një stërvitje jo të plotë. Jam i kënaqur që janë kthyer të gjithë lojtarët. Shpresoj që të vazhdojmë. Për titullin do të flasim mbas përfundimit të kësaj faze.

Ne kemi bërë 3 fitore. Skuadra është e mbledhur.

Në ditët në vazhdim do të jemi më mirë. Ka pasur edhe disa diskutime, shpresoj që skuadra të eci para”, u shpreh Halili.

Ngjarja paraprake

Nis vaksinimi i mësuesve/ Rama: Nga e hëna vaksinim në gjithë vendin

Ngjarja e ardhëshme

Pas Artan Grubit edhe Nazim Bushi nuk përkulet para “branitellave”

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian