Halil Kastrati shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Podujevës

Komuna e Podujevës, ka vendosur që humanisiti Halil Kastrati të shpallet “Qytetar Nderi” i kësaj komune, kjo si shenjë mirënjohje për angazhimin e tij për ndihmë në familjet në nevojë.

“Së shpejti do të mbahet edhe seanca ceremoniale e Kuvendit Komunal për t’ju dhuruar ky titull humanistit, Halil Kastrati”, ka shkruar Bulliqi në Facebook.

Postimi në Facebook:

Sot kam propozuar në Kuvendin Komunal që Halil Kastrati të shpallet “Qytetar Nderi” i Komunës së Podujevës, si shenjë mirënjohëse për angazhimin dhe kontributin e tij në ndërtimin e shtëpive për familjet nevojtare në Podujevë.

I falënderoj këshilltarët komunal që kanë mbështetur në mënyrë unanime këtë propozim.

Së shpejti do të mbahet edhe seanca ceremoniale e Kuvendit Komunal për t’ju dhuruar ky titull humanistit, Halil Kastrati.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Makron “Mendoj se kemi gjetur një zgjidhje me kompromis” mes Bullgarisë dhe RMV-së për heqjen e vetos

Story i radhës

Alibeaj me deklaratë të fortë kundër Berishës: Nuk është ai shpresa e njerëzve

Të fundit nga