Hakeri holandez thyen Twitter-in e Trump-it duke ia qëlluar fjalëkalimin

Një haker holandez ndau një pamje të ekranit me të cilën ai tregoi se ka fituar qasje në llogarinë e presidentit të SHBA-së Donald Trump në Twitter duke e qëlluar fjalëkalimin etij Twitter në përpjekjen e tij të pestë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një lajmi në gazetën lokale De Volkskrant, fjalëkalimi i llogarisë së presidentit të SHBA-së Trump në Twitter, i cili ka 87 milionë ndjekës, u qëllua nga hakeri me emrin Victor Gevers.

Gevers i tha gazetës De Volkskrant se ai kishte hyrë në llogarinë e Trump-it duke provuar “maga2020!”, që është shkurtim i frazës së përdorur nga presidenti amerikan, “Make America great again”.

Siç raportohet, në llogari nuk është aktivizuar karakteristika e verifikimit me dy faktorë (2FA).

“Unë prisja që llogaria të bllokohej pas përpjekjes së katërt, por e gjeta fjalëkalimin në përpjekjen e pestë pa ndonjë informacion shtesë”, tha Gevers.

Victor Gevers, i cili hyri në llogarinë e Trump-it dhe bëri shkrepje të ekranit (screenshot), i ndau ato me revistën mujore Vrij Nederland.

Me të kuptuar situatën, Shërbimi Sekret Amerikan ka kontaktuar Gevers-in dhe ka marrë informacion nga hakeri holandez.

Më pas, siç raportohet, zyrtarët amerikanë e kanë bërë llogarinë e presidentit Donald Trump në Twitter më të sigurt duke aktivizuar vërtetimin me dy faktorë.

Sipas gazetës, Victor Gevers, i cili gjithashtu i dërgoi një e-mail Trump-it duke shpjeguar se si ai hyri në llogarinë e tij, këshilloi presidentin e SHBA-së të përdorë një fjalëkalim më të sigurt.

Siç thuhet më tej, fjalëkalimi i Trump-it në Twitter është marrë edhe më parë nga hakerat holandezë.



. .

Ngjarja paraprake

Christina Aguilera bëhet nostalgjike, kujton paraqitjet provokuese si 18-vjeçare

Ngjarja e ardhëshme

Fonseca i lumtur me përmbysjen: Nuk ishte e lehtë, Roma reagoi mirë

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian