hakeret shteterore kineze vodhen 400 dokumente nga departamenti amerikan i thesarit 678a4466c67eb

Hakerët shtetërore Kinezë vodhën 400 dokumente nga Departamenti Amerikan i Thesarit

January 17, 2025
1 minut lexim

Departamenti Amerikan i Thesarit tha në Dhjetor se kishte qenë viktimë e një sulmi kibernetike duke akuzuar hakerët shtetërore Kinezë. Tani kemi një ide të shkallës së sulmit.

Grupi i hakimit penetroi më shumë se 400 laptopë dhe kompjuterë desktopë shumica e të cilave u përkisnin drejtuesve të lartë. Arritën të aksesonin emra përdoruesish dhe fjalëkalime së bashku me 3,000 dokumente të paklasifikuara.

Këto dokumente përmbanin informacione rreth udhëtimeve, grafikë organizativë, materiale sanksionesh dhe të dhëna të investimeve të huaja.

Agjencia tha se hakerët kanë arritur të vjedhin këto të dhëna por kanë dështuar të futen në sistemet e klasifikuara dhe të e-mail-it të departamentit.

Hetuesit thonë se grupi i hakerave shtetërore Kinez Silk Typhoon, Halfnium ose UNC5221 fshihen pas sulmit. Sulmin e kanë realizuar jashtë orëve të punës për të shmangur zbulimin. Ministria e Jashtme Kineze tha se këto akuza janë të rënda dhe pabaza.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shenohet themelimi i atk se kaq miliarde euro te hyra nga tatimet dhe kontributet pensonale 678a41949eb2d
Story i mëparshëm

Shënohet themelimi i ATK-së, kaq miliardë euro të hyra nga tatimet dhe kontributet pensonale

kryeparlamentari gashi nderon skenderbeun ne 557 vjetorin e vdekjes se tij 678a446ad0584
Story i radhës

Kryeparlamentari Gashi nderon Skënderbeun në 557 vjetorin e vdekjes së tij

Të fundit nga

ShkoLartë