Hakerët Rus sulmojnë uebsajtin e Parlamentit Evropian

Hakerët Rusë kanë sulmuar uebsajtin e Parlamentit Evropian dhe kanë arritur ta rrëzojnë për disa orë.

Anonymous Russia, krahu i grupit të haktivistëve pro-Rusë Killnet, raportohet se ka lançuar një sulm DDoS kundrejt uebsajtit të PE-së.

Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola konfirmoi në rrjetin social Twitter incidentin duke shtuar se ekspertët e tyre po punonin për të mbrojtur sistemet.

Sulmi mendohet të jetë përgjigje ndaj një rezolute të adoptuar së fundi nga Parlamenti Evropian që e deklaron Rusinë si mbështetës së terrorizmit.

Një lajm i publikuar në uebsajtin e Parlamentit Evropian thoshte se eurodeputët kanë kërkuar nga BE-ja që më tepër ta izolojnë Rusinë ndërkombëtarisht.

Killnet është një grup hakerësh shumë aktivë kohët e fundit. Ka arritur të rrëzojë uebsajte të disa aeroporteve në SHBA, e madje shënjestruar bankën më të madhe në botë JPMorgan Cache dhe Departamentin Amerikan të Thesarit. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sa të rrezikshme mund të jenë bateritë e telefonit?

Story i radhës

Nga plani franko-gjerman te propozimi i Brukselit, çfarë dihet për dialogun Kosovë-Serbi?

Të fundit nga