Autoritetet e Koresë së Jugut besojnë se hakerë nga Koreja e Veriut, të cilët punojnë për qeverinë, kanë vënë në shënjestër të paktë 892 ekspertë të politikës së jashtme që punojnë në vendin gadishull.
Fushatat e hakimit janë përqendruar tek akademikë dhe mendimtarë dhe datojnë që prej muajit Prill. Sulmet filluan me emaile phishing, shpeshherë duke pretenduar se janë nga figura politike të Koresë së Jugut.
Ato përmbanin lidhje që të çonin në uebsajte të rreme, ose të infektuara me viruse. Edhe pse metodat nuk ishin aq bindëse, mjaftuan për të manipuluar disa viktima.
Disa ekspertëve ju janë vjedhur të dhënat e tyre personale dhe 13 kompani ranë viktima të sulmeve me ransomware. Edhe pse policia besonte se vetëm 49 individë janë kompromentuar dhe vetëm dy kompani paguan për të dekriptuar të dhënat, shtrirja e kësaj fushata mbetet për tu parë.
Lufta kibernetike ka qenë fokusi kryesor i Koresë së Veriut tashmë prej vitesh. Fushatat e hakimit kanë qenë një burim i konsiderueshëm të ardhurash për vendin i cili thuhet se është në krizë të thellë financiare.
Llogaritet që hakerët e Koresë së Veriut kanë vjedhur 1.72 miliardë dollarë kriptomonedha që prej 2017-ës. /PCWorld Albanian