Hakaton për inovacione kozmike të NASA-s për studentë dhe nxënës të shkollave të mesme

Shkup, 3 tetor 2020 (MIA) – Shkupi këtë fundjavë do të jetë një ndër hakatonët më të mëdhenj në botë, NASA Space Apps Challenge, ngjarje me mbi 25.000 pjesëmarrës nga 200 lokacione virtuale në pesë kontinente.

Hakatoni për inovacione kozmike i NASA-s për studentë dhe nxënës të shkollave të mesme tek ne mbahet për herë të tetë, në organizim të Njumens Biznis Akcelerator, por për herë të parë në formë të ngjarjes tërësisht virtuale për shkak të sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve. Ngjarja tradicionalisht mbështetet nga Ambasada e SHBA-së në Shkup.

Realizimi do të mundësohet nga forma virtuale globale përmes të cilës mund të formohen ekipe, bashkarisht të punohet në zgjidhje, ndërsa pjesëmarrësit do të mund drejtpërdrejt të bisedojnë me mentorët lokalë, ekspertë nga NASA, dhe agjenci të tjera kozmike si ESA, CNES, JAXA dhe CSA të cilat i krijuan sfidat e sivjetme.

Plotësisht për herë të gjashtë organizohet edhe garë për më të rinjtë NASA KIDS Space Challenge për të gjithë në moshë prej 4 deri 14 vjeç, me mundësi që ata më me përvojë të garojnë në të ashtuquajtura Sfida rinore” dhe të hyjnë në konkurrencë me më të rriturit për çmimin global  – vizitë në qendrën NASA Kennedy Space në Forida, SHBA. ab/

Ngjarja paraprake

SHBA dhe BE vendosin sanksione për 8 zyrtarë bjellorusë për dhunën

Ngjarja e ardhëshme

Kur sëmundjen s’ia do as armikut: Kim Jong Un i uron shërim të shpejtë Trumpit

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian