Hajrizi: Trepça e ka vendin në mesin e katër ekipeve më të mira

Klubi me renome Trepça nga Mitrovica pretendon që ta rrisë sa më shumë nivelin e lojës dhe të arrijë rezultate sa më të mira në vazhdim të kampionatit!

Mitrovicasit nga katër ndeshje kanë shënuar dy fitore, një barazim dhe një humbje, duke u renditur në vend të pestë me 5 pikë të mbledhura në Superligën e Kosovës në hendboll (meshkuj). 

Kryetrajneri i “xehetarëve”, Veton Hajrizi, tha se edhe koha e pandemisë ka lënë pasoja të mëdha.
  
“Bota sot”: Si e sheh Trepçën në këto javët e para, sa jeni i kënaqur me angazhimin e lojtarëve?
Veton Hajrizi:
Trepçën në këto javët e para e shoh mirë, për arsye se nuk kemi pas përgatitje të mjaftueshme, shkak  Covid 19 dhe me këto lojërat e para jam i kënaqur, me angazhimin e lojtarëve.

“Bota sot”: Çfarë i duhet më shume ekipit?
Veton Hajrizi:
Ekipit i duhet më shumë lojtarë të ri, të cilët do të bartin barrën e klubit në të ardhmen, pasi që kemi pas një kohë të gjatë pa palestër dhe aty kemi ngec me gjenerata të reja. Kështu që tani jemi duke punu në atë drejtim që të krijojmë gjeneratat e reja.

Me këta lojtarë që kemi, kemi eksperiencën dhe duhet që klubi të ketë një qetësi për ndeshjet e ardhshme. Ngadalë po ecim me kryesinë që të kemi një klub siç ka qenë me traditë të madhe.

“Bota sot”: Çka synon Trepça?
Veton Hajrizi:
Ne nuk kemi synime të posaçme, pasi që kjo situatë po na vështirëson punën jo vetëm neve por të gjitha klubeve. Kështu që si Trepçë ne e kemi vendin tonë aty në mesin e 4 ekipeve.

Ngjarja paraprake

Ministri i Jashtëm azerbajxhanas takohet me bashkëkryesuesit e Grupit të Minskut të OSBE-së

Ngjarja e ardhëshme

Jo gjithkush mund të udhëtojë drejt Zvicrës!

të fundit nga

AlbanianEnglishMacedonian