hajrizi i bashkohet sionit 6788129d482b6

Hajrizi i bashkohet Sionit

January 15, 2025
1 minut lexim

Futbollisti Kreshnik Hajrizi ka ndryshuar skuadër.

Hajrizi kalon te skuadra e Sionit.

“FC Sion ka kënaqësinë të njoftojë zyrtarisht ardhjen e mbrojtësit qendror 25 – vjeçar Kreshnik Hajrizi, nga skuadra polake e Widzew Lodz. 

Hajrizi i është përkushtuar klubit në formë huazimi me opsion blerje”, ka njoftuar FC Sioni.

Mbrojtësi Hajrizi është zhvilluar te skuadra e Young Boysit, ndërsa në vitin 2021 iu bashkua Chiassos para se të kalonte te Lugano.

“E mirëpresim Kreshniku. Është një përforcim i fazës së mbrojtjes, të cilin e kemi ndjekur prej kohësh.

Ai do të sjellë cilësitë dhe gjendjen e tij shpirtërore në fushë”, ka thënë drejtori sportiv i Sionit, Barthelemy Constantin për faqen e klubit zviceran.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

shkup organizohet aktiviteti nasradin hoxha ne maqedonine e veriut kushtuar femijeve 678811e9f0832
Story i mëparshëm

Shkup, organizohet aktiviteti “Nasradin Hoxha në Maqedoninë e Veriut” kushtuar fëmijëve

netanyahu marreveshja e armepushimit ende nuk eshte arritur 6788165b164dc
Story i radhës

Netanyahu: Marrëveshja e armëpushimit ende nuk është arritur

Të fundit nga

ShkoLartë